Pikëpyetje për rolin e Tony Blair pas ndërhyrjes azere në Nagorno-Karabak

Postuar në 23 Shtator, 2023 11:25

Ofensiva ushtarake e Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak ka rikthyer vëmendjen te Tony Blair, ish-krymeinistri britanik me lidhje të forta me qeverinë azere. Ilham Aliyev, presidenti i Azerbajxhanit që nga viti 2003, deklaroi fitoren të enjten pas operacionit dy-ditor, të cilin kryeministri armen e ka cilësuar “spastrim etnik”.

Blair ka krijuar lidhje të forta me Aliyev pasi la detyrën si kryeministër i Britanisë dhe nisi të punonte si këshilltar për qeveri dhe kompani të ndryshme shumëkombëshe, një punë nga e cila ka fituar miliona dollarë. Në vitin 2014, Blair u bë këshilltar për një konsorcium të drejtuar nga British Petroleum, i cili po kërkonte eksportin e gazit natyral nga Azerbajxhani në Europë, një projekt i Aliyev. Si rezultat u ndërtua TAP, një gazsjellës që përfundon në Apulia, Itali. TAP përfundoi në 2018 dhe u bë funksional në 2020. Projekti pati mbështetjen e gjerë të Britanisë dhe Bashkimit Europian, të cilat e panë si një opsion që do të diversifikonte furnizimin e Europës me gaz.

Sacha Deshmukh, nga Amnesty International në Britani, thotë se Blair duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve mbi punën që ka bërë në këtë rajon. 

Shkelja e të drejtave të njeriut në Azerbajxhan është e njohur – duke përfshirë një goditje të vazhdueshme ndaj gazetarëve, arrestime arbitrare, ndjekje penale të motivuara politikisht të aktivistëve, shtypjen e protestave paqësore dhe pak përparim në nxjerrjen e kriminelëve të dyshuar të luftës para drejtësisë – dhe Tony Blair do të duhet të tregojë se ai u përpoq t’i përdorte këshillat dhe ndikimin e tij për të drejtuar qeverinë e Azerbajxhanit në trajtimin e duhur të këtyre shkeljeve të tmerrshme të të drejtave të njeriut. Blair duhet të tregojë se roli i tij në këshillimin e qeverisë së Azerbajxhanit nuk përfshinte as përfshirje të drejtpërdrejtë në shkeljet e të drejtave të njeriut apo dhënien e këshillave që në çfarëdo mënyre synonin të shmangnin ose minimizonin përputhjen e pritshme të Azerbajxhanit me ligjet dhe standardet e të drejtave të njeriut.

Tony Blair Associates, kompani e konsulencës ndërkombëtare, e themeluar në vitin 2016, ka deklaruar si objektiv të saj punët bamirëse.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

"Shkeljet e te drejtave te njeriut .....". Kjo fraze eshte bere boze nga politikanet ne Perendimi tok me levat e tyre si amnesty international etj.
I perdorin sa here iu nevojitet te nderhyjne ne ndojne shtet ose te rrezojne Udheheqesit e ketij te te fundit.
Eshte po ky sistem qeveritar ne Perendim qe po i shkel te drejtat e njerezve si kurre ndonjehere, duke rritur taksat dhe ngritur cmimet e naftes, energise dhe gasit.
Amnesty international ne rradhe te pare duhet te shqetesohet se si Tonny Blair dhe G Bush nuk jane arrestuar per krime kundra njerezimit ose, perpara se te permendin qeverine e Azerbaijanit per ceshtjet ndaj njerezve duhet te permend krimet mbi popullaten Azere para 30 e ca viteve nga pushtuesit armene dhe rrafshimin e qyteteve te pushtuara si Fuzuli qe nuk qendronte as edhe nje shtepi.

Rebelet e Karabahkut e dinin se dicka e tille do tiu vinte, kishin pothuaj tre vite qe po armatoseshin. Po ashtu Armenia po loste si kurve, la Rusine dhe po joshej nga Franca dhe Irani. Biles arriti edhe Indine per ledhatime. U terhoq nga miqte e saj te vjeter si Franca dhe Rusia e po provonte Ameriken. Harroi se kjo e fundit te shet e shkel pa meshire kur nuk ka interesa.
Azerbaijani sos durimi dhe veproi tamam atehere kur Yerevani nuk e priste, ne diten e trete dhe te fundit te manovrave ushtarake qe USA dhe Yerevan po benin.
Kjo ishte goditja indirekte qe BE dhe SHBA i dha Frances dhe Iranit ne te njejten kohe ne miratim me Rusine pasi, ishin keto dy shtete qe nuk deshironin paqe ne Kaukaz dhe ne cdo takim te krereve te Baku dhe Yerevan, sa here flite per paqe Parisi dhe Tehran dilnin kundra.
Si Kremlinit po ashtu edhe Baku's iu sos durimi. Per Tony Blair fitimet nga alish verishet me Bakune si me lufte edhe pa lufte jane te njejta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.