Lombardia vuan largimin e bluzave të bardha

Postuar në 20 Shtator, 2023 18:31

Largimi i bluzave të bardha ka prekur edhe Italinë. Në rajonin e Lombardisë mungojnë rreth 3 mijë infermierë. Sipas Urdhrit të Infermierit, të cilit i referohet Corriere della Sera, janë rreth 66 mijë infermierët që shërbejnë në spitalet e rajonit, shumë më pak sesa nevoja që ka sistemi.

Infermierët e rinj, të pakënaqur nga pagat (Italia është ndër vendet me pagat më të ulëta në BE), largohen drejt Zvicrës. Vetëm nga rajoni i Lombardisë janë larguar 6-7 mijë infermierë, 4 mijë prej të cilëve punojnë në Zvicër, ku paguhen rreth 5 mijë euro në muaj, ndërkohë që në Itali pagat variojnë 1600-1700 euro.

Plakja e popullsisë përveçse ka rritur nevojën për asistencë mjekësore, ka ulur edhe numrin e infermierëve. Tre mijë infermierë do të dalin në pension brenda 5 viteve të ardhshme, ndërsa të diplomuarit që hyjnë rishtas në tregun e punës janë vetëm 2 mijë.

Ndër strategjitë që pritet të ndjekë rajoni janë rimbursimi i kostos së transportit, bursat për studentët e nivelit të parë, stimuj dhe grante për ata që ndjekin masterin pas diplomimit, me një kosto mesatare prej 2900 euro në vit, kundrejt pagave mujore që në rastin më të mirë nuk i kalojnë 1600-1700 euro.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.