axhenda

Shqipëria jashtë axhendës ballkanike të John Kerry-it. Biberaj: Tirana ka humbur rëndësinë strategjike për SHBA

Postuar në 25 Nëntor, 2015 12:21

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerry do të nisë nga 1 dhjetori një tur vizitazh në Europë e Ballkan me ndalesën e parë në Bruksel Shefi i diplomacisë amerikane ka në axhendë takime të nivelit të lartë, në të cilat do të diskutojë mbi situatën në rajon e me gjerë.
Pas Brukselit, Kerry do të ndalet në 2 dhjetor në Kosovë e Serbi, në 3 dhjetor do të udhëtojë drejt Qipros, ndërsa një ditë më vonë do të takohet në Athinë me kryeministrin grek Aleksis Tsipras.

Investimet huaja? Një shaka e hidhur: “Firma turke së cilës i është premtuar Skavica, merret me ndërtime hotelesh”

Postuar në 16 Nëntor, 2015 23:07

Flitet prej vitesh për investime të huaja direkte, për investime serioze që mungojnë. Italianë, gjermanë, austriakë, grekë, e së fundmi kinezë dhe turq, kanë kaluar nga Shqipëria për të parë mundësinë e investimeve, por ende asgjë e hajrit nuk duket. Çfarë i mban larg të gjithë? Përgjigja është: politika. Një episod sesi politika shqiptare ndikon që askush të mos e marrë seriozisht vendin tonë, e ka treguar sot në “Natë me Xhaxhiun”, Geri Selenica i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike.

Ku konsiston axhenda e Politikës së Jashtme të kryeministrit?

Postuar në 10 Shtator, 2015 22:10

Sot deputetë të Parlamentit të Shqipërisë po kërkonin kryeministrin Edi Rama që të ishte prezent në seancën plenare. Më vonë, ai mungoi edhe gjatë fjalës së Presidentes së Kosovës në Kuvend, Atifete Jahjaga. Nuk bëhet fjalë për bojkot, por për një vizitë në Gjermani. “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka nisur sot vizitën zyrtare në Mynih, i ftuar nga Kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer. Gjatë kësaj vizite Kryeministri Rama shoqërohet nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi.

Pages

Subscribe to RSS - axhenda