Investimet huaja? Një shaka e hidhur: “Firma turke së cilës i është premtuar Skavica, merret me ndërtime hotelesh”

Postuar në 16 Nëntor, 2015 23:07

Flitet prej vitesh për investime të huaja direkte, për investime serioze që mungojnë. Italianë, gjermanë, austriakë, grekë, e së fundmi kinezë dhe turq, kanë kaluar nga Shqipëria për të parë mundësinë e investimeve, por ende asgjë e hajrit nuk duket. Çfarë i mban larg të gjithë? Përgjigja është: politika. Një episod sesi politika shqiptare ndikon që askush të mos e marrë seriozisht vendin tonë, e ka treguar sot në “Natë me Xhaxhiun”, Geri Selenica i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike. Selenica ka treguar se qeverisë shqiptare, ose drejtuesit e tyre kanë një qasje diletante, prej xhambazi në raport me kërkesat për investime. “Kur shkoi Meidani në Kinë kërkoi që një iks kompani të investonte për ndërtim hidreocentralesh. Ata u përgjigjën se këtë e dimë ne, pasi kompania kryesore është shtetërore. Kompania që thoni ju shet me çanta te Medreseja. Po kështu Berisha, premtoi kinezëve ndërtimin e HEC në Bushat dhe në fund “për arsye politike” ua dha austriakëve”, tha Selenica. Një episod që mund të ketë thjeshtime, por fakt është se shpesh në axehndë shtetërore futet ndonjë interes i vockël i dikujt që rastis të jetë afër me atë që drejton Shqipërinë në iks moment. Diskutimi erdhi në këtë pikë, pasi kryeministri shqiptar niset sërish drejt Kinës. Selenica u shpreh jooptimist për produktin e vizitës, pasi qeveria shqiptare sipas tij nuk ka asnjë plan. “Interesi i vetëm i kinezëve në Shqipëri është energjia. Shikoni çfarë ndodh. U premtua ndërtimi i HEC së Skavicës. Kinezët, kompania “Power China” hapi edhe zyra në Tiranë, hodhi milionë euro për projektet. Kur u mor vesh se Skavicën e kërkojnë këta e ata. Unë kontaktoj me përfaqësues të qeverisë shqiptare që më thonë nëpër dhëmbë se një firmë turke është interesuar dhe për arsye politike do t’i jepet asaj. Kjo firmë ndërton hotele në Turqi”, tha ai. Selenica shtoi se ky realitet ka cenuar rëndë interesat e vendit që luhen kështu si variabël i interesave personale të një ministri, apo një kryeministri. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.