Albin Kurti

Arrestohet deputetja e partisë së Haradinajt. Policia nuk gjen në shtëpi Albin Kurtin, i thyen derën e jashtme (foto)

Postuar në 18 Nëntor, 2015 11:33

Në orët e para të mengjesit, forca të mëdha policore kanë arrestuan deputetën e AAK’së, Donika Kadaj, në dalje të shtëpisë së saj. Kadaj dhe disa deputetë të tjerë akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në kuvendin e Kosovës. Pas këtij veprimi ka reaguar Aleanca për Ardhërinë e Kosovës, cila u bën thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë, që të mos shndërrohen në vegla të pushtetit duke zbatuar urdhëra politike të të korruptuarve dhe kriminelëve institucional: Mustafës, Thaçit dhe Veselit.

The Prophet!

Postuar në 16 Tetor, 2015 12:25

Albin Kurti në një shkrim autorial thotë me naivitetin e një adoleshenti politik se nuk arrin ta kuptojë pse gjithë kjo histeri e panik kundër gazit lotsjellës në Parlament.

“Gazi ynë lotsjellës më 8 tetor 2015 në Parlament ishte i përmasës së vogël dhe një i vetëm. Të tillë ne i kemi ngrënë në protesta me mijëra sish, ndërkaq po ashtu me qindra asi që janë në mbushje më të mëdhenj e shumë më të rrezikshëm. Pra, nuk pati kurrfarë sulmi masiv me gaz lotsjellës nga ana jonë…”

Rrëmuja e Prishtinës. Lirimi i Kurtit, “me kërkesë të prokurorit”. Buzhala: “E padrejtë, lirim politik”

Postuar në 13 Tetor, 2015 12:30

Lirimi tre ore pas mesnate i deputetit të Kosovës Albin Kurti dhe kolegut të tij në VV, Konjufca, ka nxjerrë para mediave zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Ai ka mohuar deklaratat e Albin Kurtit se është liruar nga Policia për shkak të reagimit të aktivistëve të Vetëvendosjes para stacionit të Policisë. Ai tha se Kurti është liruar me rekomandimin e prokurorit. Mbrëmë Prishtina është përfshirë nga trazirat dhe sipas Kelanit, dëmet që janë shkaktuar nga protestuesit janë të mëdha në objektin e Policisë dhe veturat zyrtare.

Gazi në Kuvend, arrestohen Albin Kurti dhe Glauk Konjufca

Postuar në 12 Tetor, 2015 21:44

Para pak minutash Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se në autostradën Ferizaj - Prishtinë, policia ka ndaluar deputetët Albin Kurti dhe Glauk Konjufca së bashku me dy aktivistë të tjerë të Lëvizjes që ishin duke u kthyer nga aktivitetet që kishin në Shkup. Lajmërimi se ky arrestim mudn të ndodhë është bërë para pak ditësh, kur u hodh gaz lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës. “Në shpërputhje të plotë me ligjin, pa asnjë dokument apo urdhërarrest, Policia po do që t'i arrestojë ata.

Pages

Subscribe to RSS - Albin Kurti