Arrestohet deputetja e partisë së Haradinajt. Policia nuk gjen në shtëpi Albin Kurtin, i thyen derën e jashtme (foto)

Postuar në 18 Nëntor, 2015 11:33

Në orët e para të mengjesit, forca të mëdha policore kanë arrestuan deputetën e AAK’së, Donika Kadaj, në dalje të shtëpisë së saj. Kadaj dhe disa deputetë të tjerë akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në kuvendin e Kosovës. Pas këtij veprimi ka reaguar Aleanca për Ardhërinë e Kosovës, cila u bën thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë, që të mos shndërrohen në vegla të pushtetit duke zbatuar urdhëra politike të të korruptuarve dhe kriminelëve institucional: Mustafës, Thaçit dhe Veselit.

“AAK së bashku me opozitën është e vendosur të mos lejojë kalimin e dy marrëveshjeve: Asociacionin dhe Demarkacionin, përkunder shantazheve të pushtetit të korruptuar dhe kriminal, i cili është vënë në tërësi në funksion kundër interesave të shtetit duke cenuar rendin kushtetues dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës” thuhet në deklaratë.

Urdhër arresti nga Prokuroria Themelore  e Prishtinës ka edhe për Albin Kurtin e Vetëvendosjes dhe deputetë të kësaj lëvizje. Mediat kosovare kanë publikuar foto të bastisjes së shtëpisë së Kurtit ku policia ka thyer edhe derën e jashtme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.