Blloku Bota

Demokracia nuk është thjesht vetëqeverisja, por refuzimi i çdo pushteti arbitrar

Postuar në 08 Prill, 2024 18:40

Çfarë është demokracia?

Vuçiç vë në veprim mjetin e fundit, blen 12 "Rafale" nga Franca: Kemi 4 mld euro

Postuar në 08 Prill, 2024 14:58

Mediat në Serbi njoftojnë për mundësinë e blerjes së avionëve “Rafale” nga Franca. Presidenti i vendit, Aleksander Vuçiç, është takuar me përfaqësues të kompanisë “Dassault Aviation” prej nga ku është bërë e ditur se Serbia mund të blejë 12 avionë shumërolës “Rafale”.

Në një deklarim karakteristik për gazetarët Vuçiç ka thënë ndër të tjera se:

Ne duam të blejmë më shumë avionë, paratë nuk janë problem. Ne kemi gati 4 miliardë euro

Francë, 70 kg kanabis në shtëpinë e kryetares së Bashkisë së Avallon-it

Postuar në 08 Prill, 2024 12:53

Policia franceze ka arrestuar kryebashkiakes e qytetit Avallon, të cilit iu gjetën në shtëpi 70 kg kanabis. Lajmin e bën të ditur AFP dhe BFM TV, duke cituar burime pranë agjencive të zbatimit të ligjit.

Tajlanda hedh idenë e Shengenit të Azisë Juglindore

Postuar në 07 Prill, 2024 18:31

Tajlanda propozon krijimin e një zone të ngjashme me Shengenin në Azinë Juglindore, për të tërhequr më shumë turistë që shpenzojnë shumë.

Siç raporton Bloomberg, kryeministri tajlandez, Srettha Thavisin, e ka konsultuar këtë ide me homologët e tij në Kamboxhia, Laos, Malajzi, Mianmar dhe Vietnam.

Debat në Serbi për zhvendosjen e mbetjeve të Titos

Postuar në 07 Prill, 2024 13:39

Një vendim i bashkisë Beograd për të ndërtuar një muze të Serbisë në atë që njihet si “Shtëpia e Luleve”, ka provokuar disa reagime. Kjo pasi shtëpia në fjalë mban mauzoleumin e ish-drejtuesit të Federatës Jugosllave, Josip Broz Tito, trupi i të cilit tashmë duhet zhvendosur. Mbesa e tij, Svetlana Broz, ka deklaruar se nuk ka asnjë normë qytetërimore që të justifikojë këtë zhvendosje duke bërë me këtë rast edhe një koment politik:

Furnitorët e luftës në Gaza

Postuar në 06 Prill, 2024 22:11

Qeveritë perëndimore po hasin presion në rritje për të ndalur shitjet e armëve te Izraeli për shkak të  mënyrës se si ai po e zhvillon luftën kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Izraeli është vetë eksportues i madh armësh, por ushtria e tij ka qenë shumë e varur nga avionët e importuar, bombat e drejtuara dhe raketat, për të kryer atë që ekspertët e kanë përshkruar si një nga fushatat ajrore më intensive dhe shkatërruese në historinë e fundit.

I hapet rruga hetimit të Izraelit për krime lufte në Gaza

Postuar në 06 Prill, 2024 11:05

Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka adoptuar një rezolutë përmes së cilës bën thirrje për gjykimin e Izraelit për krime lufte në Gaza. Gazeta britanike “The Guardian” e cilëson rezolutën “një tjetër moment në izolimin gradual global të Izraelit” për shkak të luftës në Gaza gjatë së cikës vlerësohet se kanë humbur jetën 33 mijë njerëz. 

Turqia tërhiqet nga Traktati mbi Forcat e Armatosura Konvencionale në Europë

Postuar në 05 Prill, 2024 18:33

Turqia ka vendosur tërheqjen nga Traktati mbi Forcat e Armatosura Konvencionale në Europë. Përmes një dekreti të publikuar në gazetën zyrtare, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka autorizuar daljen e Turqisë nga një traktat përmes të cilit kufizohen numrin e armëve dhe pajisjeve ushtarake për pesë katgori bazë: tanket, mjetet e blinduara, sistemet e artilerisë me kalibër 100 mm e sipër, avionët dhe helikopterët.

Britania largohet edhe nga Erasmus+

Postuar në 05 Prill, 2024 17:05

Britania e Madhe do të largohet nga skema e shkëmbimit studentor të BE-së Erasmus+. Shkak i vendimit janë bërë aftësitë e dobëta të britanikëve në gjuhët e huaja, të cilat e kanë bërë anëtarësimin shumë të shtrenjtë për t'u justifikuar.

Për shkak të përvetësimit të ulët të skemës nga studentët britanikë në krahasim me kombësitë e tjera - i kushtëzuar nga aftësitë e dobëta për të mësuar gjuhë – Lodrës i duhet të paguajë gati 300 milionë euro më shumë në vit sesa merr.

Beniamini i demokracive perëndimore në Ballkan

Postuar në 05 Prill, 2024 15:19

Mediat në Kosovës raportojnë për tërheqjen e regjistruesve serbë nga procesi i regjistrimit të popullsisë. Në komunën e Zubin Potokut kanë qëndruar në detyrë vetëm dy regjistrues serbë, çka sinjalizon probleme në proces. Vendimi vjen ndërkohë që autoritetet kosovare kanë deklaruar se kanë rënë dakord me propozimin europian për dinarin ndonëse pala serbe ka refuzuar të pranojë një marrëveshje për këtë gjë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota