Francë, 70 kg kanabis në shtëpinë e kryetares së Bashkisë së Avallon-it

Postuar në 08 Prill, 2024 12:53

Policia franceze ka arrestuar kryebashkiakes e qytetit Avallon, të cilit iu gjetën në shtëpi 70 kg kanabis. Lajmin e bën të ditur AFP dhe BFM TV, duke cituar burime pranë agjencive të zbatimit të ligjit.

Jamilah Habsaoui ka mbajtur detyrën e kryetares së bashkisë së Avallon, një qytet me rreth 6 000 banorë afërsisht 250 km në juglindje të Parisit në rajonin Bourgogne-Franche-Comte, që nga viti 2021. Ajo është njëkohësisht edhe këshilltare rajonale.

Kontrollet në shtëpinë e saj u kryen në kuadër të një hetimi paraprak për trafik droge.

Shtatë persona u arrestuan në operacionin e policisë, mes të cilëve edhe dy nga vëllezërit e Habsaoui. Në disa prej lokacioneve ku janë ushtruar kontrolle u sekuestruan 983 gramë kokainë, 7 000 euro kesh dhe rreth 20 shufra ari.

Kontrollet janë pjesë e një fushate më të gjerë kundër narkotikëve të quajtur "Place nette XXL" që nisi në fillim të këtij viti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.