Demokracia nuk është thjesht vetëqeverisja, por refuzimi i çdo pushteti arbitrar

Postuar në 08 Prill, 2024 18:40

Çfarë është demokracia? Ja një pyetje që të kap në befasi pse të duhet të mendosh dhe rimendosh përkufizimin në dritën e përvojës së “globalizimit terminologjik” të demokracisë, që ka shndërruar një aspiratë në litani. Një qasje korrektuese dhe që ndriçon çastin e të menduarit mbi një temë që ngjan kaq e zakonshme, por asnjëherë të parëndësishme, mban professor John Keane i universitetit të Sidneyt që në një intervistë për greken “Kathimerini” vë në dukje faktin se divulgimi global i modelit demokratik nuk nënkupton triumfin e saj real.

Gjërat janë ndërlikuar sot nga fakti se thuajse çdokush në botë është “një Demokrat”. Putin flet për një demokraci të menaxhuar ruse, Xi Jinping ngre në qiell modelin kinez të demokracisë popullore si superiore ndaj asaj të SHBA. Kushtet janë shumë të ndryshme nga shekulli i 19-të në Europë dhe përkufizimi i atëhershëm i demokracisë. Por përkufizimi i demokracisë vlen shumë. Disa thonë se demokracia është thjesht vetëqeverisja e popullit. Dhe kur njerëzit pyeten se çfarë është e mirë te demokracia ata thonë se demokracia është e mirë sespse populli qeveris veten. Por kjo është një lloj tautologjie, një lloj të menduari ciklik që nuk ndihmon…Kam arritur në përfundimin se demokracia është një mënyrë apo formë shumë e veçantë e menaxhimit të pushtetit. Kudo ku ushtrohet pushteti, demokracia është refuzimi i pushtetit arbitrar që është pushteti i ushtruar qoftë në dhomën e gjumit apo në fushëbetejë. Në këtë sens, demokracia nuk janë thjesht zgjedhjet…por ajo ka të bëjë me barazinë dhe me besimin se njerëzit janë të mirë mjaftueshëm sa të ushtrojnë pushtetin me përgjegjësi dhe se kur ata dështojnë në këtë gjë, atëherë ky është abuzim.

Duke folur për evolucionin e demokracisë, si përkufizim që nga koha e Athinës, Keane vë në dukje se demokracia elektorale pësoi krizë të thellë me Hitlerin dhe Musolinin, ndërkohë që aktualisht jeni në një fazë të re të saj që ai e quan “demokracia e monitoruar”. E cila ka mbërritur në katastrofë më 6 janar 2021 në SHBA.

Demokracia mund të vdesë kur ka një thyerje të konsensusit mes partive politike, qytetarëve dhe zyrtarëve të qeverisë për të cilat çështja kryesore është rezistenca ndaj ndryshimeve dhe ku ka një lloj degjenerimi dhe decadence që gradualisht kap të gjithë sistemin politik

thotë Keane.

I cili kur vjen puna për të përkufizuar “demokracinë ideale” ndërhyn me një vërejtje shuëm të rëndësishme:

Demokracia nuk është kurrë një punë e përfunduar

Një vërejtje që vlen për çdo shoqëri që pretendon se përfaqësohet me demokracinë, ndonëse nga një përkufizim në veprime konkrete ka në mes shumë gjëra që mund të deformojnë çdo kuptim real.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.