Basha: 120 milionë euro kontrata të transferohen për pandeminë. Ministri Ahmetaj në konflikt interesi

Postuar në 31 Mars, 2020 16:25

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një bashkëbisedim me gazetarët gjatë të cilit ka bërë disa propozime për menaxhimin e situatës aktuale. 

Ndaj thirrja ime është të veprohet menjëherë: Likuiditet menjëherë për të gjithë njerëzit dhe faktorët ekonomikë ën nevojë, që do të thotë të ndalet rrjedhja e parave të taksapaguesve shqiptare e cash-it, në çdo drejtim tjetër; të ndalet çdo shpenzim tjetër dhe të gjithë paratë e shqiptarëve të shkojnë në këto tre drejtime:
Drejtimi i parë, mbështetje totale për shëndetësinë duke rritur numrin e testimeve është prioritet absolut.
Drejtimi i dytë: akti normativ i pamjaftueshëm që nuk mbulon as 1/3 e nevojave, as për biznesin, as për njerëzit në ndihmë ekonomike apo nevojë, as për të papunësuarit, të rishikohet menjëherë.
Së treti, të ndërpritet çdo shpenzim tjetër.
Është shumë vonë për qeverinë, megjithatë më mirë vonë se kurrë të ndërpresë 120 milionë euro kontrata. E imagjinoni që në këtë muaj të paguani qindra milionë euro një kontrate aq korruptive dhe abuzive sa ç’është ajo e inceneratorëve?!  
Kjo është e papërgjegjshme, të mos them kriminale. Dhe këtu kam një kërkese konkrete për Kryeministrin:  ministri i ngarkuar për këtë portofol është në konflikt të hapur interesi. Nuk është koha këtu për të treguar pse, qysh, tek, e di fare mirë. Të ndërpritet pagesa për çdo koncensionar. Hiq dializën që është prioritet shëndetësor, çdo koncesion tjetër është shpenzim luksi, për të mos thënë një aferë e hapur korruptive

tha Basha. 

Ai nuk ka sqaruar asgjë më tej për akuzën e tij ndaj ministrit Ahmetaj ndërkohë që beteja për pezullimin e koncesioneve po mbahet në axhendë në vijimësi nga opozita.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.