Mjeku Ivanaj: Covid-19, pandemi ndoshta më agresive se Gripi Spanjoll

Postuar në 18 Mars, 2020 16:08

Situata e krijuar nga përhapja e Covid-19 i ka vënë shumë vende të botës para pikëpyetjes se si duhet ta trajtojnë për të minimizuar numrin e të prekurve dhe për të shmangur koalpsin e spitaleve. Mjeku hematolog, Arben Ivanaj, në një intervistë në studion e TvT, tha se mbetet për t’u parë se cila nga strategjitë e ndjekura nga vende të ndryshme do të rezultojë më efektive, por në këto kushte më e mira është vetëizolimi.

Izolimi, respektimi i masave, karantina janë të rëndësishme. Ka një qëndrim që sa më shpejt të preket pjesa më e madhe e popullatës, aq më shpejt do të dalim nga situata. Britanikët thonë që kanë kapacitetet, mund ta përballojmë. Sa më shpejt të imunizohet popullata, aq më shpejt ikën. Mbetet për t’u parë kush ka të drejtë. Por situata është serioze dhe gjithçka mund të bëjmë është vetizolimi”, tha ai.

Numri i të vdekurve, në raport me numrin e të prekurve të konfirmuar

Sa u takon shifrave që ndryshojnë ditë pas dite, Ivanaj tha se është shumë i rëndësishëm fakti që përqindja e viktimave nxirret në raport me numrin e të infektuarve që konfirmohen si të tillë dhe jo në raport me numrin e të prekurve. Megjithatë, ai tha se situata mbetet serioze. Kjo sepse jo vetëm Shqipëria, por asnjë sistem shëndetësor tjetër nuk ka kapacitetet për të përballuar fluksin e një infeksioni të tillë.  

Është çështje serioze. Disa vende e kanë quajtur luftë. Vdekshmëria shkon në 3.8 në botë. Ka një incidencë që nuk e kemi matur. Ne kemi matur ata që kanë shenja klinike. Duhet të dimë se ne 80% të rasteve kalon si grip i zakonshëm. Disa projektime matematikore bëjnë fjalë për një vdekshmëri gati 5% e popullatës nëse nuk merret seriozisht. Nuk është problemi i kapacitetit të sistemit. Asnjë sistem në botë nuk ka kapacitet të trajtojë këtë. Në Milano, qendra e panaireve do të kthehet në spital. Pra, për një infeksion të tillë, asnjë shtet nuk ka kapacitetet”.

Koronavirusi, ndoshta pandemia më agresive  

I pyetur për raportin e Covid-19 me katër pandemitë që ka kaluar bota përgjatë shekullit XX, Ivanaj tha se situata aktuale mund të jetë më agresivja. Megjithatë, në rastin e Shqipërisë duhet marrë parasysh fakti se regjistrimet e të dhënave mjekësore kanë nisur vonë.  

Statistikat mjekësore kanë filluar vonë në Shqipëri. Pas vendosjes së monarkisë. Ndoshta kjo është epidemia më agresive. Asnjëherë nuk kemi pasur projeksione. Për gruppopullatën mbi 80 vjeç, 15 % kanë shanse të vdesin. Nëse shohim rastin e Italisë, duhet pasur parasysh se Italia ka jetëgjatësinë më të madhe në Europë. Gati 1/5 e popullsisë janë të moshuar. Epidemia u mbivendoset sëmundjeve të tjera”, tha ai.

Kalon me imunizimin e popullatës, të ndjekim shembullin kinez

Ivanaj tha se nuk duhet mbajtur shumë shpresë te rritja e temperaturave, ndërsa shtoi se imunizimi i popullatës mund të jetë zgjidhja.

Nuk ka lidhje me temperaturat. Kalon me imunizimin e situatës nëse ndjekim shembullin kinez, nuk janë asgjë 2 muaj”, tha ai.

Larja e duarve, po aq e rëndësishme sa karantinimi

Ivanaj tha se duhet pasur parasysh fakti që virusi jeton në mjedis dhe theksoi rëndësinë e larjes së duarve, si mjeti më i mirë i njohur për parandalimin e infektimit.

Ky virus infekton edhe pa pasur asnjë shenjë klinike. Ndoshta unë e kam sot dhe infektoj të tjerët pa e ditur. Ky infekton 3 persona. Aftësia e tij për t’u përhapur është shumë e madhe. Në ajër jeton 3 orë. Virusi jeton gati 24 orë në plastikë. Pra, në mjediset e punës, në rroba, në dysheme. Janë të dhëna shumë utilitare për të kuptuar sjelljen e virusit. Larja e duarve është shumë e rëndësishme. me duart tona ne prekim sytë, veshët, gojën dhe virusi hyn në organizëm. Mjeti më i mirë është larja e duarve, është po aq e rëndësishme sa karantinimi”, tha ai.

Virusi nuk ka lidhje me grupin e gjakut

Mjeku hematolog tha se shkalla e infektimit nga ky virus nuk ka lidhje me grupin e gjakut, ndryshe nga sa pretendohet në një studim të publikuar ditët e fundit.

“Nuk duhet të merret në konsideratë. Çdo lidhje e grupit të gjakut me sëmundjet është fake news. Nuk ka lidhje shkak-pasojë”, tha ai.

TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.