Denaj: Nuk e dimë a do japim shpërblim për pensionistët

Postuar në 15 Tetor, 2019 17:44

Pensionistët mund të mos e marrin shpërblimin e fundvitit. Qeveria nuk ka ende një pasqyrë të të ardhurave dhe shpenzimeve që do të shoqërojnë periudhën e mbetur të vitit, çka e bën të pasigurtë alokimin e një fondi për këtë kategori.  

Qëndrimin e qeverisë mbi këtë temë e bëri publike ministrja e Finanvace, Anila Denaj në Komisionin e Ekonomisë, ku deputetët e maxhorancës i kërkuan Ministrisë së Financave të caktojë një fond për shpërblimin e pensionistëve dhe familjeve të varfra për festat e fundvitit.

Kreu i Komisionit, Arben Ahmetaj tha se mazhoranca ka marrë angazhim politik dhe financiar që është kthyer tashmë në traditë dhe që është pjesë e politikës së kryeministrit në fund të vitit. Por ministrja Denaj la të kuptohet se qeveria mund të mos i gjejë paratë për një faturë rret 30 milionë dollarë

“Ne do të shikojmë të gjitha vlerësimet që kanë të bëjnë me zërat e shpenzimeve dhe në muajt në vijim në çdo mundësi të parë për t’a alokuar këtë fond do ta shikojmë, por kjo është pjesë e një analize të tremujorit të ardhshëm dhe është shumë e parakohshme të themi sot që do ta marrim parasysh. Këtë në bazë të treguesve të performancës do të ketë edhe një vëmendje më të shtuar”-deklaroi Denaj. Qeveria është në një situatë të shtrënguar financiare edhe për shkak të ngadalësimit të ndjeshëm të rritjes ekonomike në gjysmën e parë të vitit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.