Si i bëhet tani !? (Dokumenti)

Postuar në 13 Gusht, 2019 13:56

Bëhen publike dokumenta që provojnë se kryeabashkiaku i zgjedhur i Shkodrës ka qenë i dënuar në Itali për shpërndarje droge, përkundër pretendimeve të tij se është i pastër. Sipas këtyre dokumenteve që janë përmendur edhe nga Partia Demokratike,  Valdrin Luigj Pjetri, është arrestuar në flagrancë së bashku me shtetasin Altin Doda, në datë 27 Janar 2003 në Firence, kur ishte 21 vjeç.

Sipas këtyre dokumenteve, më datë 28 Janar 2003, përpara gjykatës, Valdrin Pjetri ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë, duke nënshkruar marrëveshje për dënimin e tij të menjëhershëm sipas legjislacionit penal Italian.

Më pas ai është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim.

Sipas të njëjtave dokumente për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit.Më datë 3 Shkurt 2003 Vladrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më datë 4 Shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti Italian.

Denoncimet e PD dhe mbrojtja nga Rama

Sipas PD të gjitha këto të dhëna provojnë se Valdrin Pjetri është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit. Vetë kryebashkiaku i i ri i Shkodrës ka deklaruar se është i pastër duke publikuar pak ditë më parë çertifikatat e pastërtisë së figurës nga Prokuroria e Firences.  Pjetri ka patur vazhdimisht mbrojtjen e kryeministrit, ashtu si në rastin e Elvis Rroshit, duke sjellë si argument dëshminë e penalitetit. Situata nuk duket dhe aq rozë për Pjetrin pasi lëvizjet në bashkinë e Shkodrës ditët e fundit kanë qenë të shumta përfshi edhe vizitat e ndërkombëtarëve,ku më shumë në sy ra takimi i ambasadorit të OSBE-se Boshard me kryebashkiaken në detyrë Voltana Ademin.

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Certificata e casellario giudiziale qe paraqesin gjithnje keta rilindasit dhe qe i nxjerr te gjithe gjithnje qelibar te paster, eshte nje dokument qe verteton vetem denimet ose ndjekjet penale te 5 viteve te fundit. Edhe Elvis Roshi me kete çertifikate paraqitej.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.