Publikohet videoja e atentatit në Durrës ndaj Plaurent Dervishajt

Postuar në 26 Qershor, 2019 13:30

Në datën 20 qershor në Durrës u krye një atentat ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meaçajt, dy njerëz të njohur për policinë shqiptare.

Report Tv ka publikuar sot pamjet video të atentatit ku të dy shtetasit mbetën të plagosur dhe në të shihet se atentatorët janë pozicionuar nga një makinë tip BMW. Ata kanë qenë dy dhe kanë pritur makinën e viktimave, të mbrojtur pas një godine. Siç shihet nga pamjet njërit prej atentatorëve, atij që del nga dera e parë e makinës, krahu i pasagjerit, i është bllokuar arma, ndërkohë që pasi largohen një prej personave që ishin në makinën e Dervishajt del dhe mesa duket kërkon të qëllojë apo të identifikojë atentatorët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.