Rama thjesht luan pa kundërshtarë

Postuar në 13 Prill, 2019 13:35
Pandelis Karkabasis

Ka një shqetësim të përhapur te qytetarët e Shqipërisë - studentë, fermerë, banorë të zonave periferike në kryeqytet dhe qendrat e tjera urbane të vendit, të cilët mblidhen në mediat sociale dhe diskutojnë ndërsa në vazhdimësi ankohen, ankohen, ankohen ...

Opozita disafytyrëshe përpiqet të shfrytëzojë valën e dukshme të indinjatës në popull - por me pak sukses. Në mënyrë të qartë nuk ka lidership që mund të mobilizojë masat. Kryeministri Rama në thelb luan pa kundërshtarë.

Akuzat që dalin nga altoparlantët e protestave që flasin për  korrupsion të të gjitha llojeve, për tolerancë ndaj të organizuar dhe kryesisht krimit financiar, ku është provuar se kanë janë të implikuar zyrtarë të lartë qeveritarë duket se bien në veshin e shurdhët  të zyrës së kryeministrit në Tiranë, pamvarësisht thirrjeve të organizatave ndërkombëtare për të luftuar këtë fenomen. 

Me një Parlament të tredhur për shkak të dorëheqjes masive të deputetëve të opozitës dhe plotësimin e tyre me zëvendësues "të gatshëm", zoti Rama ka të gjitha komoditetin për të zhvilluar një fushatë të gjatë përpara zgjedhjeve lokale të qershorit. Dhe këtu duket se e fiton ndeshjen me rezistencë zero.

Çdo eskalim i dhunës sado i vogël thjesht shkakton reagimin negativ të komunitetit ndërkombëtar ndaj opozitës, paralelisht me formulimet dashamirëse ndaj qeverisë. Korrupsioni është duke u hetuar nga organet përkatëse të BE që shprehen "të shqetësuar" për mungesën e transparencës në lidhje me përfshirjen turke në operatorin komnëtar të aviacionit civil dhe ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Tirana edhe në këtë çështje është e shurdhër ...
Qetësinë e ka minuar sërish - krimi: Të gjithë po flasin për grabitjen e përgjakshme në Aeroportin Nënë Tereza. Kapoja i vrarë i grabitësve është një i arratisur nga burgjet greke me aktivitet të madh kriminal brenda dhe jashtë vendit.
Dhe "njeriu mesatar", siç do të thoshte në mënyrë proverbiale ëolfe Birman, pret, pa e ditur se çfarë: Ka frikë për një tjetër 97, pasi shumë njerëz flasin me zë të lartë. Ndërkohë që eksodi i të rinjve vazhdon!

https://www.huffingtonpost.gr/entry/alle-mia-chamene-anoixe-yia-ten-alva...

* Autori eshte diplomat ne pension, titulli orgjinal. "Një tjetër pranverë e humbur për Shqipërinë"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.