Bashkia krijon tregje, tregëtarët duhet të gjejnë myshterinjtë

Postuar në 21 Korrik, 2018 19:45

Dita nuk zë ditën me ide nga më të çuditshmet në Tiranë. Sot revista ekonomike “Monitor” publikon një projektvendim të Bashkisë që parashikon grumbullimin në një vend të shitësve të rrobave të përdorura. 

Emri i projektvendimit: Hapja e tregut publik të rrobave të përdorura për nxitjen e vetëpunësimit dhe tregtinë ambulatore të Komunitetit Rom dhe Egjiptian, në adresën rruga Ali Shefqeti, Njësia Administrative Nr.1, Tiranë”.
Në relacion jepen të dhëna të mbledhura nga Bashkia për shpërndarjen në territor të tregëtarëve që janë në rrugën e Kavajës, pranë mbikalimit në Unazën e Madhe, pranë urës te Pallati me Shigjeta, përballë Farmacisë, në Laparakë, tek Instituti Bujqësor Kamëz, pranë Shkollës së Bashkuar, në rrugën Vath Koreshi. 

Nisma në fjalë bën pjesë në atë program higjenizimi që është ndërmarrë nga Erion Veliaj e që e sheh Tiranën si klinikë rehabilituese për të sëmurët psikikë, të cilët kanë nevojë të marrin ajër, të ecin lirshëm, të rrinë me orë të gjata në stola. Pasi largimi i tregëtarëve të rrobave të përdorura drejt një destnacioninështë asgjë më shumë sesa një operacion estetik me sfond racist: Të ikin gabelët të shesin në një qoshe sepse Tirana duhet të jetë vitrinë. 
Kështu duket sikur thotë z. Veliaj që e nisi karrierën si qeveritar duke përqafuar një rom të vogël.  Thuhet kjo sepse nëse e shohim në aspektin ekonomik, projekti thjesht gënjen. Tregëtarët që merren  me këtë punë janë tashmë të vetëpunësuar dhe nuk kanë nevojë që të titullohen si të tillë me një projektvendim. Nga ana tjetër pikat e shitjes krijohen sipas një logjike që e vendos tregu dhe shpërndarja e tyre territoriale nuk është rastësore. Bashkia mund të kërkojë ndërhyrje në fasadë duke sistemuar rrugët, por jo të ndërhyjë duke homogjenizuar tregun me një hapësirë. Edhe në Italinë fqinje ka ditë pazari ku në rrugë qyteti mblidhen tregëarë gjithëfarësh që shesin mallin e tyre.

Mania e përqendrimit nuk ka lidhje me këtë sistem, pa folur për ndonjë interes dhe lobim që qëndron pas këtyre lojërave që vijnë nga Bashkia e Tiranës e z. Veliaj. U tha para disa javësh se ulja e pragut të taksueshëm për blerjet online çoi në rritjen e blerjeve në tregun e rrobave të përdorura që sot praktikisht mbyllet ndaj edhe masa në fjalë ngjan si e motivuar nga arsye krejt të tjera nga ato të cilat thuhen publikisht. Ajo neglizhon edhe precedentin e viteve 2011-2012 kur ish-kryebashkiaku Lulëzim Basha tentoi të përqendronte në një vend pikat e lojërave të fatit me nxitjen edhe atëherë te një medieje. Dështoi në gjykatë. 
Z. Veliaj ecën me parimin e  faktit të kryer, por nuk dihet si do të veprohet nëse ata që shesin sot në mjedise të hapura do të marrin objekte me qera në zonat ku shesin aktualisht, apo edhe në rrugë “të mira” të Tiranë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.