Studimi/Degradimi i tokës ka prekur tashmë 3.2 miliardë njerëz

Postuar në 27 Mars, 2018 02:39

Degradimi i tokës për shak të bujqësisë kërcënon mirëqenien e mbarë njerëzimit. Një raport i publikuar së fundmi dhe i mbështetur nga OKB, vë në dukje se nga kjo dukuri janë prekur deri më tani 3.2 miliardë njerëz, çka do të thotë se janë krijuar kushtet për migrim masiv dhe konflikte. Degradimi i tokës për shkak të bujqësisë dhe rritjes së konsumit ka prirje të thellojë ndikimin negativ për shkak se ai po ndodh ndërkohë që popullsia sa vjen dhe rritet. Studimi në fjalë u realizua nga 100 shkencëtarë dhe u aprovua nga 129 vende dhe përmes tij synohet rritja e ndërgjegjësimit. Shifrat që sillen janë me të vërtetë alarmane.

Vitin e kaluar u përllogarit se toka pjellore që humbet çdo vit për shkak të praktikave të paqëndrueshme bujqësore është 24 miliardë tonë.

Kultivimi me drithëra dhe kullotat janë faktori kryesor që po ushqejnë degradimin e tokës. Një prej ekspertëve kryesorë të angazhuar në studim, prof. Robert Scholes, kjo që po ndodh me territorin në mbarë globin po çon drejt zhdukjes së gjashtë masive në planet.

Homogjenizimi i kulturave që mbillen, shndërrimi i territoreve për qëllime ekonomike, shpyllëzimi kanë sjellë humbjen e diversitetit dhe sidomos edhe të zonave të pasura me ujë. Që nga nisja e erës moderne në Tokë janë zhdukur 87% të ligatinave. Përgjegjësit kryesorë për këtë që po ndodh janë vendet e zhvilluara që kanë edhe konsumin më të madh. Që nga viti 2014, 1.5 miliardë hektarë ekosistemeve natyrale janë transformuar në toka për kultivim bujqësor dhe sipas vlerësimeve vetëm 25% e sipërfaqes së Tokës ka mbetur pa u prekur nga shfrytëzimi thelbësor i njeriut.

Autorët thonë se degradimi i tokës është po ashtu një ndër faktorët kryesorë për problemet që po shfaqen me klimën.

Në kuadër të këtij studimi bëhen edhe disa parashikime: deri në vitin 2050, 4 miliardë njerëz do të jetojnë në toka jopjellore.

Pjesa më e ekspozuar do të jetë Amerika Qendrore dhe Jugore, Afrika Subsahariane dhe Azia. Nga degradimi i tokës mendohet se deri në vitin 2050 do të nxitet migrimi i 50-70 milionë njerëzve, ndërkohë që deri në këtë vit biodiversiteti do të ketë humbur në masën 38-46%.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.