“Red Sparrow”, filmi i papërshtatshëm...

Postuar në 02 Shkurt, 2018 20:32

"I papërshtatshëm" konsiderohet filmi i ri i Jennifer Lawrence "Red Sparrow", pasi përmban skena të forta dhune, torture, seksi dhe vulgariteti. Fimi tregon për trajnimin e një agjenteje ruse nga fëmijëria deri në kohën që u bë  vrasëse.

Filmi është i bazuar në romanin e Jason Mathevs, nën regjinë e Francis Lawrence, me të cilën Jennifer Laërence ka punuar në të kaluarën për serinë e filmit "The Hunger Games". Në kastin e aktorëve përfshihen: Joel Egerton, Mary Luiz Parker, Mathias Sennett, Jeremy Irons etj.

Edhe pse Jennifer Laërence është një nga aktoret më të paguara, ajo nuk refuzon të luajë në filma që tërheqin audiencat më të vjetra në moshë. Kjo u provua në filmin “Nëna”, i cili u shfaq në kinema në vitin 2017. Filmi “Red Sparrow” pritet të shfaqet premierë më 1 mars.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.