Disa pyetje që mbeten ende pa përgjigje

Postuar në 26 Tetor, 2017 11:35

Çështja e ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri ka marrë dje një drejtim poliitk të qartë me vendimin e Kuvendit të Shqipërisë. Z. Tahiri do të hetohet në gjendje të lirë dhe në këtë përballje ai ka përsëritur disa herë se do të kërkojë të vërtetën. Një ditë përpara seancës, z. Tahiri nxori para medias një vërtetim të ndjekjes penale nga Prokuroria e Katanias që provonte se ai ndaj tij nuk ka të regjistruar ndjekje penale në këtë njësi hetimore të Siçilisë.

Mirëpo a provon gjë kjo letër e nxjerrë nga z. Tahiri që duket se po luan në mbrojtje me të njëjtën cilësi si Prokuroria shqiptare dhe të ashtuquajturat prova që ajo paraqiti në Këshillin e Mandateve?

Për të kuptuar diçka nga statusi penal i çëshjes “Habilaj”, pra grupit të ndaluar në Itali, ResPublica pyeti pranë Guardia di Finanza, organia operativ dhe hetimor prej nga ku origjinoi operacioni dhe përgjimet e grupit që mandej dolën në mediat fqinje.

Në përgjigje të kërkesës sonë, GF, iu përgjigj me një e-mail të shkurtër duke komunikuar se për çështjen në fjalë nuk mund të bëhet asnjë deklaratë publike, sa kohë “janë duke u zhvilluar ende hetime” dhe se për të do të ketë një deklaratë për shtyp.

Thënë kjo, dosja është ende nën hetim dhe në këtë kuptim GF si polici financiare dhe forcë e armatosur në Ministrinë e Financave të Italisë është tjetër gjë nga prokuroria e cila ushtron ndjekjen penale dhe ka detyrën klasike të përfaqësimit të akuzës në gjyq. Përtej dyshimeve mbi vlerën reale të letër vërtetimit të Prokurorisë së Katanias për z.Tahiri në çështjen aktuale dhe komunikimit të vendosur mes GF dhe prokurorisë shqiptare me materialet që po përcillen në Shqipëri, kanë vlerë disa pyetje që kërkojnë përgjigje e cilat do të duhet të presin mbylljen e hetimeve në Itali(pyetje që ResPublica ja drejtoi GF):

Kur ka nisur vëzhgimi I qytetarit Moisi Habilaj nga GF?

Kur është njoftuar policia shqiptare – nëse është bërë një gjë e tillë- apo shërbime të tjera shqiptare për hetimet e GF-së ndaj Moisi Habilaj për trafikun e kryer prej tij apo bashkëpuntorëve të tij?

Cili është roli i Dritan Zaganit(apo deklaratave të tij publike) në ndjekjen dhe kapjen e grupit të Habilajt?

Fakti akuzues në këtë histori është se nëse Habilaj ka qenë nën përgjim për 4 vjet dhe ka kryer trafik përmes një grupi të strukturuar kriminal, policia shqiptare apo prokuroria nuk kanë rënë në gjurmë të tij për këtë periudhë. Dhe kjo ose është dështim, çka vë në dyshim integritetin profesional të policisë, ose është mosbesim I palës italiane për policinë shqiptare e cila sidoqoftë nuk mund të mos ketë aq intutitë apo aftësi sa të kuptojë lëvizje kaq të mëdha droge në një qytet si Vlora. Do të ishte mirë që edhe ish-mnistri Tahiri apo z. Çako të sqarojnë se për cilat arsye nuk ka një hetim apo komunikim nga GF për këtë grup, pasi kështu do të sqaroheshin shumë dyshime. Aq më tepër që akuzat për “kushërinjtë e Sajmir Tahiri” janë përmendur shpesh nga opozita.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.