Raportohet se është gjetur video e vrasjes së Ibrahim Bashës në Lazarat. Nën akuzë 6 persona

Postuar në 28 Qershor, 2015 07:37

“Top-Channel” raporton se policia ka sekuestruar një video që provon se mbi efektivin e Renea-s, Ibrahim Basha, kanë qëllau 6 persona. “Bëhet fjalë për xhirimin në momentin e vrasjes së efektivit të policisë, ku shihen qartë që drejt tij qëllojnë 6 persona, mes të cilëve edhe dy vëllezërit e arrestuar një natë më parë. Pamjet filmike janë kryer nga një banesë në afërsi të vendit, nga ku u qëllua, dhe janë gjetur nga policia gjatë kontrolleve rutinë të banesave. Të 6 tashmë ndodhen të arrestuar dhe do të akuzohen për vrasjen e policit. Personi i mbetur në kërkim është vetëm një bashkëpunëtor dhe, megjithatë, një pjesë e efektivëve të RENEA-s do të vazhdojë të jetë në Lazarat, deri në kapjen e tij, pavarësisht se nuk luajtur rol në vrasje”, informon TCH. Ndërkohë dy vëllezërit Aliko, nuk kanë firmosur asnjë deponi, deri më tani, ndonëse u përfolën si personazhet kryesore të ngjarjes më të fundit në Lazarat. Sot paradite, i ati i tyre, Adil Aliko, akuzoi, në një lidhje me “Ora-News”, se policia po dhunon rëndë të dy fëmijët e tij.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.