Fabrikë pijesh false në Shkodër, AKU bën sehir (Video)

Postuar në 20 Shtator, 2017 20:04

Autoriteti kombëtar i Ushqimit nuk ka lëvizur as gishtin pas një investigimi të emisionit “Stop” që zbuloi një punishte ku prodhoheshin tonelata pije alkoolike e freskuese false, verë e deri tek vaji i ullirit ekstra i virgjër, me etiketa në gjuhen italiane. Kamera e fshehtë e shfaqur në emisionin e të martës në Tv Klan, ka hyrë brenda fabrikës “Briland Shkodër”. Ka zbuluar të gjitha llojet e pijeve që përgatiten në këtë fabrikë pa asnjë kontroll dhe shiten për origjinale. 

Pasi bëjnë pazaret, pronari i kërkon qytetarit qe ka realizuar kameran e fshehte, që të mos tregoje se ku i merr pijet, por te thote se ia sjell nje mik nga italia. Kjo fabrikë që gjendet në mes të Shkodrës e zhvillon aktivitetin prej kohësh. Ajo ka furnizuar deri tani me qindra lokale në rrethe të ndryshme të vendit, me uiski, xhin e pije te tjera alkoolike apo pije të gazuara dhe energjike, të cilat i kanë konsumuar qytetarët shqiptarë.  I gjithë ky aktivitet, që jo vetëm është i kundraligjshëm, por edhe i rrezikshëm për shendetin e qytetarëve, zhvillohet qetësisht, në mes të ditës. Ka qenë krimi ekonomik që pas publikimit të pamjeve ka mbyllur aktivitetin, edhe pse për këtë punishte ishte marrë e njëjta masë në të shkuarën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.