I. Meta “këshillohet” “me qetësi dhe dashuri” që të heqë dorë nga Vora. S. Minxhozi flet madje edhe për lavdinë e LSI-së: “Vora nuk i shton më shumë peshë dhe lavdi 260 mijë votave”

Postuar në 02 Korrik, 2015 12:17

Vijnë këshillat e para që LSI të heqë dorë nga Vora e të festojë “rezultatin spektakolar” që arriti më 21 qershor. Skënder Minxhozi, opinionist që është afër zhvillimeve në PS, shkruan sot një opinion në “Java” përmes të cilit sugjeron se Vora nuk duhet të jetë betejë ligjore dhe politike më. “Fitorja e Aleancës për Shqipërinë Europiane nuk bëhet më e madhe se ç’është, nëse edhe Vora kalon majtas. Në njollën e madhe ngjyrë mavi që ka pushtuar hartën e sotme politike të vendit, Vora është një pikë e vogël dhe e parëndësishme. Në të kundërt, nëse shumica do të përdorë peshën politike që ka, për të sugjestionuar trupën vendimmarrëse në raport me këtë bashki, edhe nëse do të kishte krejtësisht të drejtë në pretendimet e saj, do të rrezikonte që ta dëmtojë imazhin e zgjedhjeve dhe përgjegjësit institucionalë të tyre: qeverisësit aktualë të Shqipërisë”, shkruan Minxhozi. Më tej, opinionisti në fjalë i bën llogaritë edhe partisë së Ilir Metës, e cila(i cili) me Vorën pëson një humbje prestigji jo të vogël. Pa folur për kostot e operacionit elektoral që parapriu 21 qershorin. “Vora nuk i duhet as LSI. Përtej sedrës së kuptueshme të kryetarit Meta, për shkak të investimit elektoral serioz në këtë bashki, Vora nuk mund t’i shtojë edhe më shumë peshë dhe lavdi 260 mijë votave që tashmë kjo forcë politike ka marrë, duke arritur një fitore të dukshme politike në 21 qershor. Në të kundërt, ngulmimi për të fituar me procedura ankimore një garë zgjedhore, mund të fshihte riskun që opozita të bëhet edhe më agresive, për pasojë, që edhe klima politike të tensionohet artificialisht, ashtu siç mund të krijojë dyshime të kota tek ndërkombëtarët që vëzhguan procesin”, vijon ai.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.