Tragjedi në kompanitë e Pacollit në Kazakistan, viktima tre kosovarë. Dritëhijet e punësimeve shqiptare të miliarderit

Postuar në 13 Korrik, 2015 13:27

Vendin kryesor të kronikës së ditës së sotme në Kosovë e ka zënë humbja e jetës  së tre kosovarëve dhe plagosja e tre të tjerëve në një kantier ndërtimi në Astana të Kazakistanit. Ata ishin të punësuar në “Mabetex”, pronë e miliarderit Behgjet Pacolli, dhe informatat e para flisnin për një aksident tragjik gjatë punës ndërtimore, pas rrëzimit të një skele pallati. Në fillim drejtori i Mabetex, Afrim Pacolli, ka refuzuar të flasë për këtë çështje, por pastaj kompania lëshoi një komunikatë, ku njoftonte se viktimat janë Blerim Kadriu (1981), Bekim Durmishi (1983) dhe Luan Bakia (1976) si dhe janë lënduar Hajrush Hoti (1969), Isuf Bekolli (1956) dhe Avni Maksuti (1979). Sipas njoftimit, aksidenti po hetohet.

Është rasti të përmendet se edhe mjaft shqiptarë të Shqipërisë kanë shkuar të punojnë në kantieret e Pacollit në Kazakistan, punëtorë por edhe inxhinierë, dhe pas kthimit janë shprehur të pakënaqur për kushtet e punës dhe pagat, të cilat shpesh vonoheshin dhe në disa raste nuk janë dhënë.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.