PS-ja aplikon taksën progresive edhe për kuotizacionet e anëtarësisë

Postuar në 18 Korrik, 2015 14:54

Po nisin të zbardhen disa nga diskutimet e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të mjatur sot. Gjatë fjalës që kryesocialisti Edi Rama mbajti në Asamble, foli për rritjen e kuotave të anëtarësisë dhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2017­të.

Ndërkohë gjatë mbledhjes së zhvilluar paraditen e së shtunës Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka vendosur miratimin e kuotave mujore të anëtarësive të reja për vitin 2015. Kështu që ata që punojnë në shtet duhet të japin për partinë 3% të pagës mujore. Barra më e “rëndë” ju bie deputetevë dhe biznesmenëve që do të paguajnë 6 mijë lekë. Sipas kopjes së projekt­vendimit të siguruar nga “Panorama”, thuhet se studentët, pensionistët dhe punonjësit e fshatit do të kenë kuotën më të ulët të pagesës prej 30 lekësh,.

Projekt­vendimi i dalë nga Asambleja thuhet se mbështetet në Statut e partisë dhe detyron të gjithë anëtarët e saj që të bëjnë një pagesë fikse mujore.

“Bazuar në Statutin e PS, neni 50, pika 2 “Kuota mujore ose vjetore për anëtarët e Partisë përcaktohet në fillim të çdo viti me vendim përkatës të Asamblesë Kombëtare të PS” dhe Neni 9 “Detyrat e anëtarit të partisë”, pika 1 “Anëtari i PS është detyruar të bëjë pjesë në një organizatë të PS dhe të paguajë rregullisht kuotën e anëtarësisë”,­thuhet në projekt­vendimin e PS-­së.

Comments

Submitted by Kuota e Partise... (not verified) on

Kur loja vazhdon per nje kohe te gjate, kthehet ne rregull.

Vini re: deputetet dhe biznesmenet, si kuote te nje Partie te Mengjert, me demek, duhet te paguajne nga 6000 leleka te reja! Pra 200 here me shume se ende ta Papunet (edhe nen pushtetine parise se tyre).

Nga ana tjater, pasi Edi Rama tha se “pushteti eshte Juaji, ne karriket kena…!”, keta te papune te rozte marrin vendimet me te rendesishme te Partise, d.mth ” ne emer te tyre” merren keto vendime, kur do duhej te vendosnin antaret qe paguajne me shume, pra deputetet dhe biznesmenet!

Si ka mundesi qe kontribuesit me te medhenj, biznesmenet, degjohen me pak ne vendimamarrjen e Partise?!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.