Konventa themeluese e Aleancës Popullore për Drejtësi

Postuar në 29 Janar, 2017 16:06

Dje në Pallatin e Kongreseve u shpall forca më e re politike e djathtë, “Aleanca Popullore për Drejtësi”, me bekimin e mbi tremijë pjesëmarrësve, përfaqësues të tre komuniteteve në të gjithë Shqipërinë, dhe të Diasporës:

  1. Të Përndjekurit Politikë;
  2. Pronarët;
  3. Diaspora Shqiptare.

dhe përfaqësues Rajonal të Biznesit në Shqipëri.

Pas dy orësh mesazhe të përcjella dhe fjalë përshëndetëse nga folësit, përfaqësues të tre komuniteteve, duke përfshirë edhe përshëndetjen me “Skype” nga Përfaqësues Eminent të Diasporës në SH.B.A, “Aleanca Popullore për Drejtësi” zgjodhi forumet e saj të larta drejtuese:  Dr. Bilal Kola kryetar, Armand Aliu nënkryetar dhe ing. Orkid Spahiu sekretar i Përgjithshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.