Konferenca e Pestë Ndërkombëtare “Information Systems and Technologies Innovation”

Postuar në 10 Qershor, 2014 03:41

Me datë 6 Qershor 2014,u organizua nga Departamenti i Informatikës dhe Statistikës së zbatuar në FE dhe Universitetin për Biznes dhe Teknologji të Kosovës Konferenca e Pestë Ndërkombëtare me titull “Information Systems and Technologies Innovation: projecting trends in New Economy”.Në këtë konferencë mori pjesë edhe Ministrja Harito.

Ministrja Harito u ndal në një projekt madhor si ai i reformës së shërbimeve publike, duke i bazuar ato në dixhitalizim dhe inovacion. Duke shpjeguar që ky projekt është një reformë  e rëndësishme ligjore dhe strukturore e funksionimit të administratës, Ministrja Harito shprehu edhe se: “Për të mbajtur këto sisteme të mëdha të dixhitalizuara duhen shumë njerëz dhe momentalisht numri i njerëzve që punojnë në administratën publike në fushën e teknologjisë së informacionit është qartësisht i ulët në raport me ambiciet që ne kemi në këtë fushë dhe unë personalisht do të luftoj shumë fort, që kjo të ndryshojë sa më shpejt.”

Gjithashtu Ministrja u ndal dhe në projektet që prekin dretpërdrejt studentët. Ministrja gjithashtu rikujtoi dhe projektin e platfirmave e-learning dhe dixhitalizimit të metodave të mësimdhënies në shkollat e mesme. Ministrja deklaroi që projekti të funksionoi duhen njerëz të kualifikuar që të jenë të pranishëm nëpër shkolla dhe të ndihmojnë në përdorimin e teknokogjisë së informacionit,Cdo gjë do të arrihet ne jemi këtu për një zhvillim teknologjikë dhe me projekte të mëdhaja.Gjithashtu Ministrja informoi që shumë shpejt do të hapet një konkurs për studentët dhe të porsadiplomuarit në fushën TIk, në mënyrë që ata të kontribuojnë në këtë projekt duke ofruar në shkolla mbështetjen e nevojshme teknike në përdorimin e teknologjive të reja, për  nxënësit  dhe mësuesit e shkollave të mesme. 

    

 

i.h

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.