Sinead O'Connor tentoi vetëvrasjen (Video)

Postuar në 30 Nëntor, 2015 11:18

Kishte vendosur t’i jepte fund jetës nga dëshpërimi dhe vetmia. Sinead O'Connor, këngëtarja e njohur irlandeze, e bërë e famshme me këngën «Nothing Compares 2 U»,  tentoi vetëvrasjen të dielën në mbrëmje, duke lënë edhe një mesazh për miqtë në rrjetin facebook.

«Dy netët e fundit u shkatërrova. Kam mërrë mbidozë. Nuk jam në shtëpi, por në një hotel këtu në Irlandë e regjistruar me emër tjetër. Nëse nuk do ta bëja këtë postim, fëmijët dhe familja ime nuk do ta mësonin. Mund të isha e vdekur këtu për javë dhe askush nuk do ta dinte. Jam një nënë dhe person i dëshpëruar që ka mbetur vetëm”-shkruajti O'Connor në një postim në facebook, çka ngjalli shumë shetësim tek ndjekësit e saj që lajmëruan policinë.

Pas kësaj ajo u gjet në hotel në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spital

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.