Ish-kryeministri i skandalit të ryshfetit CEZ-DIA është Vilson Ahmeti, thotë DITA
Po merr një kthesë të re çështja e rryshfetit “CEZ-DIA” për të cilën emri i Ilir Metës u përfol i pari. Shprehja “një ish-kryeministër i proceduar edhe më parë për korrupsion”, në dokumentat që avokati Clifford Chance ka paraqitur në gjyq, u lidh menjëherë me kreun e LSI-së. Por gazeta Dita pretendon se sipa burimeve të mirëinformuara mbi gjyqin mes CEZ dhe DIA në arbitrazh, ish-kryeministri në fjalë është Vilson Ahmeti. Lidhja sipas Ditës bëhet edhe më e qartë, pasi vëllai i ish kryeministrit fillimviteve 90, Petrit Ahmeti, (djathtas ne foto) ka qenë person kyç në negociatat që i paraprinë futjes së DIA-s në lojë dhe aktualisht është kreu i ERE-s. Ai ka qenë këshilltar i ERE-s në momentin e lidhjes së kontratës mes CEZ dhe DIA. Petrit Ahmeti është thirrur në prokurori pak muaj më parë për të dëshmuar mbi këtë aferë.
Comments
I sigurte qe nuk eshte Koco
I sigurte qe nuk eshte Koco Kotta se dhe ai u perfol shume ne mediat e viteve 30 si i perfshire ne korrupsion?
Add new comment