Rrisku i lartë në ekonomi, Banka e Shqipërisë thotës se po pengon përçimin e politikës monetare

Postuar në 13 Gusht, 2015 10:08

Mekanizmi i transmetimit të politikës monetare mbetet ende i dobët, si pasojë e primeve të larta të rrezikut në ekonominë e brendshme dhe atë të jashtme, shkruan “Monitor” Me këtë argument Banka e Shqipërisë sqaron se politika lehtëuese e interesave nuk ka vepruar për çlrimin e kredive bankare. Por Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë gjykon se, lehtësimi i politikës monetare është reflektuar në reduktimin e kostove të financimit të sektorit publik e privat. Në përgjigje të tyre, kreditimi në lekë ka shënuar rritje, ndërsa kostot e shërbimit të borxhit të sektorit privat dhe publik kanë shënuar rënie. Banka e Shqipërisë është shprehur se ka ndjekur një politikë monetare lehtësuese gjatë viteve të fundit, në përgjigje të dobësisë ciklike të ekonomisë shqiptare dhe të vlerave të inflacionit nën objektiv. Intensiteti i stimulit monetar është rritur në mënyrë progresive, nëpërmjet uljeve të vazhdueshme të normës bazë të interesit dhe zbatimit të operacioneve injektuese të likuiditetit. Gjithashtu, duke synuar rritjen e efektivitetit të politikës monetare, Banka thotë se ka komunikuar angazhimin e saj për ruajtjen e kahut lehtësues të politikës monetare për disa tremujorë. Ndërkohë, Banka vëren se, kushtet e kreditimit u lehtësuan në tremujorin e dytë, por ecuria e kredisë vazhdon të mbetet e dobët. Ajo ndikohet si nga kërkesa e pakët për kredi, ashtu edhe nga politikat konservatore dhe dëshira e ulët për rrezik e sistemit bankar. Zgjerimi i mjeteve monetare mbetet i ulët dhe nuk sinjalizon për presione të larta inflacioniste. Struktura e mjeteve monetare vazhdon të zhvendoset drejt ekstremit të spektrit të likuiditetit. “Monitor, shkruan se gjatë gjysmës së parë të vitit, ka vazhduar lëvizja drejt llogarive rrjedhëse dhe parasë fizike në njërin kah dhe në kahun tjetër, një zhvendosje drejt depozitave me afat mbi dy vjet dhe letrave me vlerë të qeverisë. E me sa duket Banka e Shqipërisë pret një situatë të ngjashme edhe për pjesën e mbetur të vitit e në vazhdim. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.