Nis “kthesa e madhe” e doganave, sekuestrohen 172 kg duhan i grirë

Postuar në 04 Gusht, 2015 21:50

Kundërshtari i madh që po mban zbrazur arkën e doganave shqiptare është gjetur. Dhe merita duket se është e konsulentëve britanikë të Croën Agents. Së fundmi është bërë bllokimi më i bujshëm i kohëve të fundit me sekuestrimin e 172 kilogramëve duhan të grirë, thotë Monitor duke cituar një njoftim të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Në luftën kundër tregtimit të mallrave kontrabandë DPD organizoi kontrolle në terren në Elbasan dhe në Bashkinë e Kamzës.

Autoritetet doganore sekuestruan mallin kontrabandë dhe referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë pesë shtetas me banim në Kamëz.

Comments

Submitted by Hajduti i doganave (not verified) on

Kjo quhet tallje e Ed Rames me ne. Do vije dita qe do tallemi ne me ate. Mjafton te presim ae afer eshte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.