Shpipëri Hesapi

Jemi optimistë se e thotë një francez. Dhe kjo është cilësi turistike

Postuar në 14 Gusht, 2022 13:51

Një francez ka mburrur Shqipërinë në një media në Francë dhe kjo është marrë si shenjë se punët për turizmin tonë shkojnë mirë. Kryeministri ka qarkulluar një reportazh limonadë të Laurence Delpoux që nuk rri dot pa përmendur Diktaturën, bunkerët e kështu me radhë për të përfunduar me shijen e vërtetë dhe të thellë të Shqipërisë, tokës së optimizmit, siç  quan ai.

Vrau veten jo për faj të dritave

Postuar në 10 Gusht, 2022 11:43

Dje në media qarkulloi lajmi i vetëvrasjes me varje I një shtetasi në Përrenjas. U tha se personi kishte  vrarë veten për shkak se nuk kishte paguar detyrimet ndaj OShEE-së. Befas, sapo një njeri ka humbur jetën vlera e saj si e tillë ka humbur për t’i lënë vendin lajmit kryesor: gjetjes së fajit dhe autorit. 
Në këtë rast çështja është zgjidhur sa hap e mbyll sytë. OShEE ka reaguar direkt duke sqaruar se a ka sqaruar në vend situatën duke konfirmuar se personit në fjalë nuk i janë prerë dritat. Thotë OShEE: 
 

Ndoshta edhe e-mailet zyrtare të kryeministrit duhen publikuar 1 herë në 6 muaj

Postuar në 02 Gusht, 2022 23:53

Lajmi i aksesimit të shërbimit elektronik postar të kryeministrit kaloi pa bujë. Për arsye që kuptohen në arsenalin e marrëzisë së këtij vendi në mishelë fatale me injorancën dhe indiferencën. 

Heshtja është fundja drama e vetme e një qeverie të kapitulluar, farisejtë e saj mediatikë me kryeministrin në krye do bëjnë çmos të gjejnë diçka gazmore. 

Tashmë edhe shifrat përputhen në mënyrë cinike: Lulzim Basha vodhi 200 milionë euro me procedurë na thanë. 

Bëje ministre, kot bën zham-zham!

Postuar në 30 Korrik, 2022 18:45

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, nuk ka duruar dot, as budallallëqet e superekspertëve me prompter dhe as faktin se nuk i ngjit më asgjë. Ka dalë sot në vetë të parë për spiunin I.M, duke hartuar paragrafë dhe shfajësuar se është oshënar në këtë histori, se dorë aty ka Sali Berisha, se Genta Sulën e ka njohur nga Ilir Meta e të tjera pallavra të denja vetëm për të. 

Synimi i këtij (a)politikani që nuk konkuroi njëherë të vetme pa takikardi, është i qartë në pasazhet e fundit kur shpall se do të përjashtojë nga kandidimi për deputet Ilir Metën, apo çdo I.M që i del para.

Bëjeni ministre këtë!

Postuar në 29 Korrik, 2022 15:24

Skandali i Ilir Metës spiun i Sigurimit zgjati më pak nga sa pritej. Filip Talo, personi që thuhet se vuri në lëvizje këtë furtunë në gotë, u shpreh se atë nuk e kishte spiunuar ish-presidenti.

(Poli)Agjentët

Postuar në 27 Korrik, 2022 13:52

Kemi akuzuar vetë se

Ismail Qemali ka qenë agjent i grekëve. Helenofil. Kishte gruan greke.

Ahmed Zogolli, Zogu I, agjent i vjetër i shërbimeve jugosllave, më pas nën ndikimin Italian. "Mirupafshim o mik i sotshëm dhe armik i nesërm",- thuhet se i tha kryeministri Pashiç pasi e financoi të rimerrte pushtetin më 1924.

Esad Pashë Toptani. Nuk ka nevojë të prezantohet.

Mustafa Kruja, nacionalist, agjent i italianëve.

Këta tani kanë vjedhur më shumë se 700 mijë euroshi i aleatit strategjik?

Postuar në 27 Korrik, 2022 00:19

Ilir Meta u kap në video, me zë e figurë siç i karakterizua, duke vjedhur 700 mijë euro. Pastaj u shpall aleat strategjik nga kryemimistri i Gentiana Sulës. 

Sot Meta shpallet bashkëpunëtor i Sigurimit. Edhe? Ne duhet të zhgënjehemi? Jo, as nga Meta, as nga imagjinata e mjeruar e “çunave të Bllokut” që vjedhin...Sa?! 

Miliarderët dhe të famshmit që vijnë tek unë, janë pjesë e halesë

Postuar në 26 Korrik, 2022 11:34

Arjan Çani ka sqaruar me fjalët e veta teatrin e Shqipërisë sonë në fokusin e emisionit të tij. Vipat që hyjnë e dalin aty e të cilët moderatori i përcjell me tjetër njohje:

Karadyzeni i Negociatave, Kryeministri: Hajdeni në shesh për Xhensilën jo për mua

Postuar në 25 Korrik, 2022 18:24

Edhe Xhensila do jetë në shesh!

E njofton kryeministri i Shqipërisë, i ashtuquajturi intelektual, sipas të cilit Xhensila do jetë në shesh për të festuar hapjen e negociatave me BE-në dhe 100 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve me SHBA.

Për të parën në çdo vend kërkohen referendume, për të dytën diskutojnë historianët.

Festë në shesh për negociatat, ose si të provojmë se majmuni vjen nga njeriu!

Postuar në 23 Korrik, 2022 16:01

Nga kënga për tunelin e Kardhiqit te festa për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi