Alternative

Teoritë e konspiracionit gëlojnë. Edhe Kina paska “Bilderbergun” e vet

Postuar në 21 Gusht, 2015 13:53

Teoritë e konspiracionit në Perëndim janë ndoshta në krye të listës për “shpjegimin” e shumë vendimeve dhe ngjarjeve. Madje aq sa tezat e përpunuara prej tyre popullarizohen më shpejt se ndonjë konkluzion që merr parasysh shumë faktorë. Këtij perceptimi nuk i shpëton as Kina, rritja e së cilës këto dy dekada ka qenë spektakolare dhe më e rëndësishmja: zhvillimi nuk ka sfiduar për asnjë çast monopolin politik të Partisë Komuniste, e cila ka ditur të reformojë ekonominë.

Rikthehet Borgward. 800 mijë makina deri më 2020...

Postuar në 21 Gusht, 2015 12:57

Borgward, marka e dikurshme gjermane e makinave, ka ndërmend të rikthehet. Madje me planin ambicioz të prodhimit të 800 mijë njësive deri në vitin 2020. “Marketwatch” shkruan se vendi i prodhimit do të jetë Kina dhe se Brogward so të prezantohet këtë vit panairin e Frankfurtit në mesin e muajit shtator. Në fillim shitjet do të përqendrohen vetëm në Kinë, ku kompani të tjera gjermane si “Audi” kanë pësuar rënie. Projekti duket serioz dhe deri më tani është punësuar një staf prej 1000 njerzëzish.

Sensi artistik është i mundur kudo

Postuar në 20 Gusht, 2015 15:07

Autori i këtyre krijimeve është Robert Wechsler.

Emri i parë i regjistruar është ai i një...llogaritari

Postuar në 20 Gusht, 2015 11:11

Firma e parë e njerit, emri i tij i parë i gdhedhur grafikisht, është imazhi i dorës së tij. Shpella anembanë botës kanë të ruajtur imazhe duarsh njerëzore, në kohën kur shkrimi ende nuk ishte shpikur. “Kush është emri i parë i regjistruar”, pyet Robert Krulwich në blogun e vet në “National Geographic”. Përgjigjen ndoshta e marrim nga gjetjet në Mesopotami. Një pllakë argjili, 5000 vjet e vjetër, regjistron ndoshta emrin e parë njerëzor që njohim. Është fjala për një llogaritar – Kushim quhej – i cili shkruan në argjilë të dhëna për dorëzimin e një sasie elbi.

Kafshë besnike, por edhe e bukur

Postuar në 20 Gusht, 2015 07:31

Nga Rusia ka origjinën edhe Haski, por në këtë vend ka edhe shumë lloje qensh të kryqëzuar. Ja disa më popullorët

Fotografitë e rrugës. Pa filtrin e mediave ndaj realitetit

Postuar në 19 Gusht, 2015 21:35

Fotografi Bruce Gilden, i njohur si fotograf i rrugës, ka publikuar librin e fundit: "Fytyra". "Mizore", i quan përzgjedhjet e tij, "The Guardian" pasi 'karakteret' e përfshira kanë të inçizuar të gjithë ngarkesën e një jete brutale.

Ministrja Kumbaro: “E kam diellin në lëkurë. Jam shqiptare, pjesa mesdhetare është brenda meje”

Postuar në 19 Gusht, 2015 19:12

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, një femër elegante dhe fine, ka dhënë një intervistë për revistën “Marie – Claire” ku flet për Shqipërinë, traditat e saj, atë pjesë të saj që ende nuk njihet e paragjykohet. Kumbaro që nuk është shumë prezente në media, i është përgjigjur edhe një pyetjeje që ngjan disi inkoherente në kohën e sotme. “Shqiptarët ndjehen më shumë banorë të Ballkanit apo Mesdheut?” Inkoherente dhe e pavend pasi vitet ikin dhe “kurioziteti” rri në vend për të këmbëngulur se nga jemi dhe çfarë duam.

Thomas van Linge, 19 vjeçari që realizon hartat e luftës siriane

Postuar në 19 Gusht, 2015 18:35

Kemi parë shpesh harta të përdorura në media ku tregohet lëvizja e grupeve terroriste si ISIS.

Pages

Subscribe to RSS - Alternative