Alternative

Piñatex, lëkura ekologjike nga gjethet e ananasit

Postuar në 22 Shtator, 2015 15:24

Një sipërmarrës spanjoll zbuloi se është e mundur të krijohet 100 për qind pëlhura natyrore nga gjethet e ananasit e cila mund të zëvendësojë lëkurën e vërtetë. Çështjet etike dhe mjedisore në industrinë e tekstilit janë ndër temat më delikate në ditët e sotme. Kërkimi për materiale alternative me ato të kafshëve është bërë një domosdoshmëri edhe për shkak të rritjes së vështirësisë në fshehjen e tyre.

Fytyrat me quka, kaq tërheqëse...

Postuar në 22 Shtator, 2015 14:48

Fotografi Brock Elbank, sjell këto foto të “fytyrave me quka”, njerëz të etnive të ndryshme që “bashkohen” në këtë veçori.  Elbank thotë se fytyrat me quka, janë shumë të bukura dhe nëse i hedh një sy fotove të tij, nuk mund të mos biesh dakord. 

 

http://www.theguardian.com/artanddesign/gallery/2015/sep/22/brock-elbank...

Në fillim të gjithë kanë sytë e pafajësisë(foto)

Postuar në 21 Shtator, 2015 16:37

153 dollarë interes për një obligacion të vitit 1648

Postuar në 21 Shtator, 2015 14:54

Ky është Perëndimi. Detyrimi është detyrim. Sidomos kur është i shkruar. “Bloomberg” shkruan për një detyrim të përjetshëm, nisur që në vitin 1648, lëshuar përmes një obligacioni nga Autoriteti Ujor i Hollandës, de Stichtse Rijnlanden. Është universiteti i Yale në SHBA, që do të paguhet me 136.20 euro, ose 153 dollarë si interes nga ky obligacion. Obligacioni u ble nga Yale si artifakt në vitin 2003 dhe qysh atëherë nuk ka marrë interesa.

104-vjeçarja, artistja më e vjetër në botë e thurjes në rrugë (video)

Postuar në 21 Shtator, 2015 11:30

Grace Brett mund të jetë artistja më e vjetër në botë që jeton në rrugë. Gjyshja 104-vjeçare është anëtarja e gjashtë e një klubi thurjeje, të njohur si “Souter Stormers”, i cili kohët e fundit me këto topa leshi ka përfshirë edhe qytetet si Selkirk, Ettrickbridge dhe Yarrow në Skoci. The “Stormers” ka shpenzuar gati një vit fshehurazi për planifikimin e projektit, e cila ishte pjesë e një shakaje fillimisht, pjesë e instalimit të artit në rrugë.

Ngjashmëritë me Shqipërinë nuk mungojnë(përveç ndërtimeve pa leje)

Postuar në 21 Shtator, 2015 00:40

Dagestan. 

Foto/Harmonia Kozmike – Atlasi i Cellarius(1660)

Postuar në 20 Shtator, 2015 13:18

“Harmonia Macrocosmica” është një atlas i përpiluar nga Andreas Cellarius dhe i publikuar  në vitin 1660. Në atlas pasqyrohen sistemet e Claudius Ptolemy, Nicolaus Copernicus dhe Tycho Brahe, por edhe hartat yjore të “konstelacioneve kristiane”. Ilustrimet janë interesante dhe duket se përligjin edhe titullin:   

Pse ndodh kjo?

Postuar në 19 Shtator, 2015 14:03

Para disa kohësh një korb u fotografua në Kaliforni teksa u ul në shpinën e një shqiponje. Së fundmi është një luan deti që “bën xhiro” mbi një balenë. Përveç parazitëve që zakonisht udhëtojnë mbi trupin e kafshëve të tjera, kjo sjellje nuk ka shpjegim. “Por ndoshta edhe kafshët marrin kënaqësi nga kjo gjë”, thotë Michael Napier, ekspert kafshësh në Virginia-Maryland Regional College of Veterinary Medicine. Mundet edhe të jetë kështu. 

Video/Qielli në Kosta Rica jep prova shtesë se "fundi po vjen"

Postuar në 19 Shtator, 2015 12:45

Mjafton një "shenjë" dhe Fundi përmendet. Duket se kjo botë nuk po u pëlqen më shumë njerëzve, që po e dorëzojnë veten te parashikimet apokaliptike. Gjithsesi kjo shfaqje në qiellin e Kosta Ricas është e veçantë.

“Një ditë pa makina”, një kauzë e madhe për amerikanët

Postuar në 19 Shtator, 2015 11:00

“Një ditë pa makina” mund të jetë dhe një ditë feste dhe argëtimi. Kështu kanë zgjedhur ta kalojnë amerikanët në Baltimorë. Prej 7 vitesh, më shumë se 41 milion mjete bëjnë pushim në aksin rrugor tepër të gjatë siç është tuneli i Fort McHenry. Ata e konsiderojnë një kauzë të madhe këtë datë jo vetëm në përfitime materiale, por edhe ato shëndetësore. Shumë garues shprehen se është një emocion i veccantë. Mandej një festë e madhe në mbrëmje mes miqsh, ushqim zgare dhe birra. Mijëra njerëz përfshihen në maratonën këmbësore duke vrapuar përgjatë këtij aksi rrugor.

Pages

Subscribe to RSS - Alternative