153 dollarë interes për një obligacion të vitit 1648

Postuar në 21 Shtator, 2015 14:54

Ky është Perëndimi. Detyrimi është detyrim. Sidomos kur është i shkruar. “Bloomberg” shkruan për një detyrim të përjetshëm, nisur që në vitin 1648, lëshuar përmes një obligacioni nga Autoriteti Ujor i Hollandës, de Stichtse Rijnlanden. Është universiteti i Yale në SHBA, që do të paguhet me 136.20 euro, ose 153 dollarë si interes nga ky obligacion. Obligacioni u ble nga Yale si artifakt në vitin 2003 dhe qysh atëherë nuk ka marrë interesa. “Bloomberg” shkruan se ky bond-obligacion është një ndër pesë më të vjetërit në botë për të cilët ende paguhen interesa. 

 

http://www.bloomberg.com/news/articles/2015-09-16/yale-to-be-paid-intere...

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po neve kur do te na i japin paret e VEFAs. Mesa me kujtohet ishte nje nga premtimet e Fatos Nanos.

Submitted by Bunker92 (not verified) on

Paratë që qytetarët i çuan tek VEFA dhe firmat e tjera, nuk kanë arsye as ligjore as ekonomike të kthehen mbrapa. Qytetarët i dërguan me dëshirën e tyre në depozita të cilat nuk ishin të siguruara nga asnjë ligj as autoritet zyrtar [si p.sh. Agjencia e Sigurimit të Depozitave].

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Pozicion prej bunkeri. Ajo qe thoni ju eshte e vertete sa i takon sigurimit te depozitave, por ama njerezit kishin kontrata hua-marrje-dhenie me vlere ligjore. Po edhe po ta pranojme kete, nuk na the ndonje gje lidhur me premtimin qe beri Fatosi i Nanove, apo do te ne thuash qe kur beri premtimin nuk e dinte mungesen e sigurimit, dhe e mori vesh kur u be kryeminister me votat e atyre qe u vodhen prej firmave, dhe u genjyen nga socialistet? He bunker, na jep ndonje ndricim lidhur me kete te dyten, te lutem se dukesh goxha i ditshem dhe i informuar lidhur me subjektin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.