“Një ditë pa makina”, një kauzë e madhe për amerikanët

Postuar në 19 Shtator, 2015 11:00

“Një ditë pa makina” mund të jetë dhe një ditë feste dhe argëtimi. Kështu kanë zgjedhur ta kalojnë amerikanët në Baltimorë. Prej 7 vitesh, më shumë se 41 milion mjete bëjnë pushim në aksin rrugor tepër të gjatë siç është tuneli i Fort McHenry. Ata e konsiderojnë një kauzë të madhe këtë datë jo vetëm në përfitime materiale, por edhe ato shëndetësore. Shumë garues shprehen se është një emocion i veccantë. Mandej një festë e madhe në mbrëmje mes miqsh, ushqim zgare dhe birra. Mijëra njerëz përfshihen në maratonën këmbësore duke vrapuar përgjatë këtij aksi rrugor. Prej 7 vitesh ky event është shndërruar në festën e Olimpiadës Speciale të Maryland. “Kjo është një ngjarje unike, për të vrapuar përmes tunelit Fort McHenry,  është një përvojë si asnjë tjetër”,  tha Jim Schmutz, Presidenti i Olimpiadës Speciale Maryland. 

Burimi: Baltimore.cbslocal.com

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.