Alternative

Misteri, 60.000 antilopa ngordhin brenda 4 ditësh

Postuar në 05 Shtator, 2015 22:05

Në maj 2015, gati gjysma e të gjithë tufës me saigas, një lloj antilopë që endet në stepat e Kazakistanit dhe që ishin të rrezikuara në mënyrë kritike, ngordhën. Pikërisht kjo mbetet ende një mister. Kur ekologjisti Steffen Zuther, koordinatori ndërkombëtar i një projekti për mbrojtjen e faunës, si dhe kolegët e tij mbërritën në Kazakistan Qendror për të monitoruar pjelljen e një tufe saigas, veterinerët e zonës kishin raportuar tashmë për kafshët e ngordhura në terren.

Copëza thesari të Muzeut Kombëtar

Postuar në 05 Shtator, 2015 17:10

Ndoshta keni qenë në Muzeun Kombëtar, aty ku ruhen disa nga pasuritë e krijuara apo gjetura në hapësirën tonë. "Pasuri të një kombi", i quan Muzeu Kombëtar edhe gjetjet antike. Po përcjellim disa prej tyre me përshkrimin e bërë nga MK me shpresën se japin kënaqësi, por edhe janë të dobishme për njohjen e shumëkujt.

Vaji i ullirit, jo më aq i lirë. Italia goditet nga sëmundjet, Spanja nga thatësira

Postuar në 05 Shtator, 2015 16:25

U bënë më shumë se dy vjet tashmë që lajmet për vajin e ullirit janë bërë shqetësuese. National Geographic shkruan së fundmi se çmimi i tij pritet të rritet për shkak të sëmundjeve që kanë goditur rajonet e kultivimit në Itali dhe në Spanjë. Në fillim të këtij viti, Pulia, rajoni kryesor i mbjelljes së ullirit në Itali ishte lajm kryesor pikërisht për këtë gjë. Dy janë faktorët: Bactrocera oleae, një insekt që lëshon vezët në pemën e ullirit e mandej sjell dëmtimin e furtit.

Gangsterët e MS - 13 në objektivin e Adam Hinton

Postuar në 05 Shtator, 2015 15:54

Fotografi Adam Hinton, ka sjellë këto fotografi nga burgu ku mbahen anëtarët e bandës MS - 13, në El Salvador. Ata e kanë mirëpritur mes tyre,mdukemi dhënë mundësinë e fotografimit.
http://www.theguardian.com/artanddesign/2015/sep/04/adam-hinton-el-salva...

Shikoni se si ka rezistuar ky aparat i vjetër fotografik KODAK

Postuar në 04 Shtator, 2015 14:35

George Eastman urdhëroi gjashtë kamera mostër nga fabrika Brownell në nëntor të 1887 për qëllime testimi. Ky është i vetmi i mbijetuar prej atyre të gjashtëve, duke u bërë kështu aparati më i vjetër fotografik i njohur nën emrin Kodak.

Anglia, gati kërkimet për të zbuluar Atlantidën e Detit të Veriut

Postuar në 04 Shtator, 2015 10:37

Një Atlantis i shkurtër nuk mund të jetë vetëm një mit: një studim britanik, i financuar nga Bashkimi Evropian, në fakt, ka për qëllim për të eksploruar një zonë të veçantë të detit, në të cilën mund të gjendet një qytet i famshëm i fundosur. Por për çfarë bëhet fjalë saktësisht. Ajo është një pjesë e Detit të Veriut, e cila gjendet në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Danimarkës: një rrip rreth 17 mijë  kilometra katror, përcaktuar si”Dogger Banks” apo Doggerland.

Meshkujt, 9 shenjat që nuk duhet t’i nënvlerësojnë

Postuar në 04 Shtator, 2015 10:12

Le ta pranojmë, meshkujt për sa i takon respektimit të trupit, janë objektivisht më pak të vëmendshëm sesa femrat. Megjithatë, shumë shpesh, pas shenjave që mund të duken të parëndësishme ose kalimtare, mund të fshihen probleme: për shembull kur bie dëshira seksuale, enjte të gishtave apo pjesëve të shputave të këmbëve nga teprimi me alkoolin. E në vazhdim, ja cilat janë nëntë simptomat që djemtë nuk duhet t’i injorojnë kurrë.

Gjyq për përdorimin e imazhit të Skënderbeut në pasaportat biometrike

Postuar në 03 Shtator, 2015 15:56

Një proces jo i zakonshëm për Shqipërinë është ai që ka vënë në lëvizje vajza e skulptorit, Odhise Paskali, Floriana Paskali. Ajo kërkon dëmshpërblim nga shteti shqiptar për përdorimin që i është bërë imazheve të monumentit të Skënderbeut, që ndodhet në qendër të Tiranës, në pasaportat biometrike të qytetarëve shqiptarë. “Kjo vepër artistike është riprodhuar në pasaportat biometrike. Nuk është marrë leja e trashëgimtarëve dhe kanë të drejtë tashmë të përfitojnë dëmshpërblimin përkatës, pasi e drejta e autorit mbrohet deri në 70 vjet pas vdekjes. E drejta e autorit mbrohet me ligj.

Këto janë stacione autobusi! Dhe janë shumë të veçantë...

Postuar në 02 Shtator, 2015 17:06

"Vijnë" nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe mund të quhen me siguri stacione autobusi shumë të veçantë.
http://www.theguardian.com/artanddesign/gallery/2015/sep/02/futuristic-s...

Pages

Subscribe to RSS - Alternative