Shikoni se si ka rezistuar ky aparat i vjetër fotografik KODAK

Postuar në 04 Shtator, 2015 14:35

George Eastman urdhëroi gjashtë kamera mostër nga fabrika Brownell në nëntor të 1887 për qëllime testimi. Ky është i vetmi i mbijetuar prej atyre të gjashtëve, duke u bërë kështu aparati më i vjetër fotografik i njohur nën emrin Kodak. Këtë javë, ta pasionuarit pas fotografisë mund ta festojnë këtë datë, kjo sepse pikërisht, më 4 shtator 1888 themeluesi Kodak, George Eastman mori patentën për prodhimin e aparateve fotografikë origjinalë, nën markën me emrin e kompanisë. Edhe pse Eastman nuk e shpiku kamerën, risitë e tij, kutia e vogël e kamerës me film, që mund të tregtohej, ishin hapa të rëndësishëm në evolucionin e fotografisë në një treg të praktikuar nga një grup i vogël profesionistësh për diçka që dikush mund të bënte. Ashtu si slogani i Kodak, “Ju shtypni butonin, ne bëjmë pjesën tjetër”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.