Misteri, 60.000 antilopa ngordhin brenda 4 ditësh

Postuar në 05 Shtator, 2015 22:05

Në maj 2015, gati gjysma e të gjithë tufës me saigas, një lloj antilopë që endet në stepat e Kazakistanit dhe që ishin të rrezikuara në mënyrë kritike, ngordhën. Pikërisht kjo mbetet ende një mister. Kur ekologjisti Steffen Zuther, koordinatori ndërkombëtar i një projekti për mbrojtjen e faunës, si dhe kolegët e tij mbërritën në Kazakistan Qendror për të monitoruar pjelljen e një tufe saigas, veterinerët e zonës kishin raportuar tashmë për kafshët e ngordhura në terren. "Kanë ndodhur humbje por me shtrirje të kufizuar gjatë viteve të fundit, dhe nga kjo ne nuk ishim të alarmuar ", tha Zuther.

Por brenda katër ditësh, e gjithë tufa - 60.000 Saiga, - tanimë kishte ngordhur. Hulumtuesit thonë se kanë gjetur shenja se përse gjysmën e tufës së vendit, që  numëron 257.000 krerë, prej vitit 2014, kanë ngordhur në mënyrë të shpejtë. “Janë bakteret që në mënyrë të qartë kanë luajtur një rol në ngordhjen masive të saigas. Por saktësisht se si këto mikrobe, zakonisht të padëmshme, mund të bëjnë një kërdinë të tillë është ende një mister”, tha Zuther.

"Shtrirja dhe shpejtësia me të cilën mikrobi është përhapur në të gjithë tufë pjellore duke shkaktuar ngordhjen e të gjitha kafshët, nuk është vërejtur te speciet të tjera. Kjo është me të vërtetë diçka e paparë" vazhdoi me shpjegimet e tij Zuther. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.