Vaji i ullirit, jo më aq i lirë. Italia goditet nga sëmundjet, Spanja nga thatësira

Postuar në 05 Shtator, 2015 16:25

U bënë më shumë se dy vjet tashmë që lajmet për vajin e ullirit janë bërë shqetësuese. National Geographic shkruan së fundmi se çmimi i tij pritet të rritet për shkak të sëmundjeve që kanë goditur rajonet e kultivimit në Itali dhe në Spanjë. Në fillim të këtij viti, Pulia, rajoni kryesor i mbjelljes së ullirit në Itali ishte lajm kryesor pikërisht për këtë gjë. Dy janë faktorët: Bactrocera oleae, një insekt që lëshon vezët në pemën e ullirit e mandej sjell dëmtimin e furtit. Por në Itali problem është edhe Xylella fastidiousa, një bakter i sjellë aty me gjasë nga Kosta Rika por që shqetëson shumë edhe prodhuesit e verës në Kaliforni. Të gjitha këto sollën reduktimin e prodhimit në Itali, aq sa viti 2014 u quajt prej ndonjë gazete si “vit i zi”. Bashkë me Spanjën, Italia përbën 70% të prodhimit të vajit të ullirit, por nëse Italia u godit nga sëmundjet, Spanja u përball me thatësirën. Dhe ndonëse Greqia dhe Tunizia do të shtojnë prodhimin, sërish ky fundviti do të sjellë rënie totale me 1/3-ën.
http://theplate.nationalgeographic.com/2015/08/26/europes-olive-trees-ar...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.