Ministrja Kumbaro: “E kam diellin në lëkurë. Jam shqiptare, pjesa mesdhetare është brenda meje”

Postuar në 19 Gusht, 2015 19:12

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, një femër elegante dhe fine, ka dhënë një intervistë për revistën “Marie – Claire” ku flet për Shqipërinë, traditat e saj, atë pjesë të saj që ende nuk njihet e paragjykohet. Kumbaro që nuk është shumë prezente në media, i është përgjigjur edhe një pyetjeje që ngjan disi inkoherente në kohën e sotme. “Shqiptarët ndjehen më shumë banorë të Ballkanit apo Mesdheut?” Inkoherente dhe e pavend pasi vitet ikin dhe “kurioziteti” rri në vend për të këmbëngulur se nga jemi dhe çfarë duam. Ministrja i pranon të dyja ndjesitë për shqiptarët, por kur pyetja personalizohet ajo thotë: “Unë e kam diellin në lëkurë. Jam shqiptare dhe si e tillë pjesa ime mesdhetare është brenda meje. Përveç kësaj, si njeri i kulturës jam përpjekur të marr maksimumin nga rrymat e fuqishme kulturore të Mesdheut. Ndjehem kaq shumë mesdhetare sa nuk gjej dot një gjë që s’e dua. Edhe të metat e shpirtit mesdhetar i dua”. Pra disi larg Ballkanit. http://www.ata.gov.al/mirela-kumbaro-per-revisten-marie-claire-shqiperia...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.