Shqipëria sipas Hollivudit: “Këta e kanë çorbë edhe këtë punën e të vdekurve” (!)

Postuar në 20 Gusht, 2012 09:11

I lidh ndonjë gjë emra si Sylvester Stallone, Arnold Schwarzenegger, Bruce Willis, Chuck Norris, Jean-Claude Van Damme me Shqipërinë? Së fundmi, po. Të gjithë këta emra të njohur të Hollivudit janë aktorë në "The Expendables 2" (Mercenarët 2) film i zhanrit aksion me regji të Simon West, shkruar nga Richard Wenk dhe Sylvester Stallone.

Në film ata “vijnë” të gjithë në Shqipëri në kërkim të një 'thesari'. Xhirimet kanë nisur prej shtatorit 2011 dhe janë bërë në Bullgari, Hong Kong dhe New Orleans me një buxhet rreth 100 milionë USD.
Personazhi Roos (Stallone) dhe grupi i tij i mercenarëve zbarkojnë në Shqipëri për të tërhequr dhe për të çuar në një vend të sigurt, një hartë të çmuar - (që tregon vendndodhjen e një bunkeri ku rusët kanë fshehur një sasi imagjinare plutoniumi) - që gjendet ende brenda asaj që ka mbetur nga një aeroplan i rrëzuar në malet shqiptare. Një prej mercenarëve vritet gjatë përpjekjeve që grupi bën me rivalët e tyre në tokën shqiptare dhe kur janë duke e varrosur mikun e tyre në majën e një kodre në Shqipëri, ata i vënë sipër vetëm disa gurë duke shkëmbyer batuta që e tregojnë Shqipërinë si vend rrumpallë, si "kjo është Shqipëria, këta nuk kanë regjistrime të rregullta as për vdekjet”, etj.

Nuk është hera e parë që Shqipëria del “e zezë” në prodhimet e rëndësishme kinematografike (roli i tyre në krijimin e paragjykimeve është i madh). Në serialin e famshëm vizatimor "Simpsons" psh, (ku nga vetë amerikanët ironizohet familja tipike amerikane), në një nga seritë është në qendër një vogëlush shqiptar i cili kishte shkuar mysafir tek kjo familje, në vend të vogëlushit Simpson që shkoi mysafir në një familje franceze. Ironia godiste në shumë aspekte Shqipërinë. Adili i vogël (personazhi quhej Adil Hoxha) në finalen e filmit del...spiun kurse Shqipëria e Adilit tallet si vendi i një konflikti të egër politik që nuk merr fund kurrë.
A.N.

Comments

Submitted by eda (not verified) on

Padyshim që tipizimi nëpërmjet artit dhe krijimi i një imazhi që më pas bëhet aktiv për shoqërinë, nuk janë përralla të realizmit socialist, por janë po aq të vërteta edhe në "realizmin kapitalist".

Dhe ne si shoqëri nuk kemi institucione që të bëjnë propagandën tonë që mund të jetë krejt e bardhë, dhe të mbështesë të vërtetën dhe të krijojë besim në vlera që ne i kemi, si për publikun shqiptar që aq shumë nevojë ka të rikonfirmojë vlerat e veta, ashtu edhe për atë botëror që na njeh si llum në Ballkan e në Europë...

Ky rindërtim i imazhit tonë sot për sot të shëmtuar është edhe më i domosdoshëm kur gjithë bota lufton fort për imazh dhe marrëdhënie publike të favorshme.

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Te verteten kane thene.Po ne Shqiptaret kemi qejf te fusim koken ne rere si struci.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ha, ha, ha cfare filmi. Shto uje, shto miell, shto nje Van Dam, shto sode, shto nje Arnold. Nejse, shteti shqiptar ben mire ta regjistroje emrin "Albania" si trademark ne Amerike. Keshtu te pakten do mund te kerkoje nje perqindje te shitjeve per filmin tjeter.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Pse nuk thone se tashti qe ne amerikanet u sollem demokracine jane rrumpalle, kurse ne kohen e diktatorit, jo vetem te vdekurit, por dinin sa thika e pirune kishte secila familje!!

Submitted by Gjon (not verified) on

Per fat te keq ketu behet corbe edhe shqiperimi i emrave te aktoreve, dy te paret jane shqiperuar apo shtremberuar ne njefare menyre, kurse per dy te fundit autori e ka pare te arsyeshme te mos i ndryshoje.

Submitted by alban (not verified) on

e pse jane 'paragjykime' keto ? e vertet eshte  qe ne shqipri njerez vdesin (vriten) dhe askush do tja di per pergjegjesin. dhe fajtor jeni edhe ju fshataret e gropave te thella te skraparit dhe vucidolit qe e drejtoni kete vend, jo se jeni me te zotet por se me te miret e keti vendi jane te dekurajuar prej injorances suaj dhe kerkojne ta krijojne te ardhmen e tyre diku tjeter.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.