Shenjat e buzëve të një gruaje në jakën e këmishës e sikletosin Obama-n

Postuar në 29 Maj, 2013 06:02

Në foton e Obamës, që ju e shihni, janë futur në rreth shenjat e buzëve të një gruaje. Ka qenë një pritje, në të cilën ka marrë pjesë dhe Presidenti amerikan, dhe në momentin që i erdhi hera për të folur, atij iu duk më e udhës të shpjegonte se ç’ish ai buzëkuq i fortë në jakën e këmishës së tij. Ish ndoshta i përndjekur nga ideja se një pjesë njerëzish nuk do ta besonin shpjegimin e tij, por ai e dha këtë shpjegim. E filloi në mënyrë inteligjente fjalën e tij, duke falenderuar të gjithë për nxehtësinë, me të cilën e kishin pritur, duke lënë të kuptohet se kish patur dhe shumë ndukje, puthje e përqafime. Dhe pastaj tha: “Shenja mbi këmishë është shenjë e kësaj nxehtësie. Dhe unë besoj se e di se të kujt janë këto buzë. Nuk janë buzët e Jessica Sanchez-it [Jessica Sanchez është një nga vajzat e bukura protagoniste në garën muzikore televizive “American Idol”. Re.Pu.], por të gjyshes së saj. Dua që ta dëshmoni këtë gjë. Nuk do doja që gruaja ime, Michelle të gërricej me mua pas kësaj mbrëmjeje.”

Ishte në siklet, dhe ka pasur të drejtë. Një puthje në jakë është disi e çuditshme.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by davidi (not verified) on

<p>eh ato mure (shtepise se bardhe) po te kishin goje... do tu benin seks oral presidenteve. JFK, Clinton, Obama... i njejti fill buzekuqi i lidh</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.