Shënim: Anija po mbytet; Kryebashkiaku PD-ist i Kukësit i bashkohet LSI-së…

Postuar në 29 Maj, 2013 06:52

Kryetari i Bashkisë së Kukësit Hasan Halili, i zgjedhur në krye të këtij institucioni si kandidat i Partisë Demokratike, është bashkuar sot me Lëvizjen Socialiste për Integrim, njofton Balkanëeb.com.

Nëpërmjet një deklarate për mediat keryebashkiaku Halili zyrtarizmi sot bashkimin me LSI. Ky i fundit ka deklaruar se po largohet nga Partia Demokratike pasi ajo nuk ka realizuar premtimet e mbajtura në Kukës.

Ai më tej akuzoi ministrin aktual të Transporteve Sokol Olldashin si personin që nuk ka lejuar realizimin e projekteve në Kukës.

‘Ka pasur iniciativa të Olldashit për mosrealizim të projekteve në Kukës”, tha ai.

Kreu i Bashkisë së Kukësit tha më tej se, “Plani rregullues i bashkisë nuk është miratuar ende” dhe se ky i fundit nuk ka pasur mbështetje nga qeveria Berisha.

“Prej 6 vitesh kam bërë shkresë për një shkollë të re në qytet dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje”, thotë ai, ndërsa shpreh besim tek lideri i LSI-së Meta për premtimet e bëra para kuksianëve.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.