Po unë pse nuk kam? Si ish-rrjepacakët?

Postuar në 20 Gusht, 2012 06:22

“Tetë vjet më parë, kur hyra në Parlament si deputet i PD-së, unë kisha një dhomë e një guzhinë në katin e nëntë të një pallati. Ligji i aprovuar ato kohë i ndalonte deputetit të merrej me biznes ose me dypunësi, qoftë dhe indirekt. Unë e respektova këtë ligj dhe mbeta në mënyrë të natyrshme në këtë apartament, megjithëse fëmijët u rritën. Mbeta në këtë apartament jo se desha të qëndroja në atë ngushtësirë, por se nuk kisha dhe nuk kam mundësi financiare të blej një apartament të ri”.

Fjalët janë të cituara nga deputeti Erjon Braçe. Në nje nga mesazhet e tij online (është deputeti më aktiv në këtë lloj komunikimi) edhe Braçe duket i mbërthyer fort nga pesimizmi i përgjithshëm, kur citon të ndjerin Teodor Keko se “është pa kuptim të ftosh popullin të votojë, kur pjesa më e madhe e politikanëve janë hajdutër” e në fund i drejtohet Prokurorisë: “...E nisa nga analiza e vetvetes, për t’iu treguar se edhe unë habitem sesi shumë ish-kolegë të mi, dikur shumë më rrjepacakë ekonomikisht, nga unë, dhe ndryshe nga unë, pa asnjë të ardhur shtesë nga honoraret etj, sot banojnë në vila, apo apartamente superluksoze. Një prokurori serioze duhet të ndalojë, para një peisazhi të tillë dhe të bëjë pyetjen e thjeshtë pa asnjë tendencë: Mund të më thoni se ku i gjetët lekët?...”.
Pyetje e thjeshtë. Apo ashtu duket? A.N.

Në foto: Braçe gjatë një denoncimi në terren për ndërtime abuzive në zonën pranë Liqenit në Tiranë (LSA)

Comments

Submitted by Altin (not verified) on

Redaksia, e keni kuptuar gabim zotin Braçe. Ato qe shkruani me lart nuk jane fjalet e tij, por zoti Braçe ka cituar fjalet e te madhit Teodor Keko i cili ka qene ne fillimet e tij edhe deputet i PD-se. Verifikojeni dhe mundesisht beni korrigjimet e nevojshme per te mos patur keqkuptime.

Submitted by A.N. (not verified) on

Altin, keni te drejte duhej te isha me i qarte. Eshte fjala per "citim" por nuk ishte shkruar "nga Keko" dhe teksti ne teresi dukej si i Braces. Shtova te ndjerin Keko, shpresoj te jete i qarte mesazhi. Faleminderit per vemendjen dhe sugjerimin.

Submitted by Albi (not verified) on

Ben mire te shoh dhe kryetarin e tij, qe erdhi nga Parisi si rrjepacak me dy pale pantallona te shkurtra e sandale te vjetra e tani vjen verdalle me kostum Armani 3-4000$. Po ai dreq nga i beri?

Submitted by Jabanxhiu (not verified) on

Ne jemi marre me kompozimin tone, me jeten tone, me revolucinin tone te mbijeteses, me grindjet, vrasjet, deshtimet e sukseset tona. Me vete jeten jeten tone qe, duhet te sakrifikonim per femijet tane, dhe, per mbijetese a jetese me te mire. Ne kemi pasur pergjegjsira e prioritete te tjera ato qe te dikton jeta-egzistencen. Dhe ju (politikanet) keni pasur problemet e juaja, kompozimin e jetes suaj, kur ju duhet te kishit kompozimin e jetes se popullit. pra dhe nje here: DUHET te kishit pergjegjsine te kompozonit jeten e popullit. Po dhe ju nga ky popull dolet dhe, do sakrifikonit per femijet tuaj! Po Ju i kaluat te gjitha limitet dhe nuk flitet per mbijetese, po flitet qe cdo gje e ndertuat e projektuat ne kurriz te popullit ne emer te lirise duke u kthyer ne Monstra. Ne emer te lirise ne nuk mireshim me Ju, dhe ju nuk mireshit me ne, gjersa kemi ardhe ne kete pike qe, nuk ka Dreq ta turbulloje e ta kthjelloje me. Puna eshte se ne nuk kemi me besim te politika dhe ne si popull nuk mbajme pergjegjsi per arkitekturen e deshtuar te kesaj jete. Ne beme shtepia per jetese po rrugen, ujin, energjine duhet ta beje politika. Policine,mjeksine, drejtesine, ushtrine, eee...e atdheun e ben shteti. Shteti me pjesmarrjen aktive te qytetareve. Po ne nuk kemi marre pjese hic fare dhe cdo pergjegjsi i bie politikes. Gjerat kane ardhur ne nje pike fatale ku cdo gje eshte kthyer ne krize indititeti, dhe ne nje krize indititeti jeta nuk jetohet, dhe jo me te shijohet, dhe jo me te votohet. Me qe ra fjala per votimet eshte kaq krize indititeti dhe kaq politike e kompromentuar dhe e gjitha e deshtuar sa qe votuam per partite dhe jo per njeriun qe do te na perfaqesonte ne kuvend. Politika vetem ka manipuluar kete popull duke shperdoruar durimin, e duke e mashtruar ne cdo gje. Deshtimi i politikes dhe abuzimi me besimin e popullit vetem se thellojne humneren si dhe pasurimi dhe karshiklliku bejne qe politika duhet dhe urrehet......Rjepacaket jane te pasur por nuk jane te fisme.176

Submitted by reformer (not verified) on

Tani po thuhen gjerat ashtu sic duhet: rjepacaket dhe zengjinet po e njohin me ne fund njeri tjetrin!

Submitted by Ben Dibrani (not verified) on

Perse po zhgenjeheni nga politika - Nje politikan po denoncon! Eshte kaq e thjeshte - Ndiqeni! ... OSE MERRUNI VETE ME POLITIKE - NUK KA ZGJIDHJE TJETER.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.