Opozita siriane: E ardhmja e vendit do të vendoset me luftë

Postuar në 21 Korrik, 2012 02:54

Sipas të dhënave të opozitës siriane më shumë se 300 vetë janë vrarë vetëm gjatë një dite këtë fundjavë, mes tyre 100 janë ushtarë të qeverisë. Kjo ka qenë dita më e përgjakshme që prej fillimit të kryengritjes kundër presidentit Baschar al-Assad në mars të vitit 2011. CNN njofton se i gjithë vendi është përfshirë në luftime, përfshirë kryeqytetin. Një nga opozitarët, Jacob Hudein nga lagja Tadamon, në të cilën zhvillohen luftime prej shtatë ditësh thotë: "Shkatërrimet dhe numri i të vrarëve është në rritje për shkak të artilerisë që qëllon pa pushim. Por ta harrojnë se do dorëzohemi. E ardhmja e Sirisë do vendoset me luftë".

Mbreti jordanez Abdullah II. tha në një intervistë për stacionin televiziv amerikan CNN, paralajmëroi se Siria "është ndryshe": "Siria është më e komplikuar se Iraku dhe vendet e tjera të rajonit, nëse mblidhen pakicat që jetojnë në Siri, ato përbëjnë shumë më tepër pjesë të popullsisë se sirianët, kjo është ndryshe nga kudo tjetër në gadishullin arabik. Nëse shkatërrohet rendi civil, atëherë do të na duhen vite për ta rivendosur atë në Siri." (A.N)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.