Lame publikon sms-të që i vinin gjatë përballjes me ministrin Olldashi në Opinion

Postuar në 29 Maj, 2013 07:52

Në një shkrim të sotmin tek SHQIP, Artan Lame publikon mesazhet që i kanë ardhur gjatë emisionit në Opinionin e Fevziut, në lidhje me deklaratat e ministrit Olldashi. (Për ata që nuk e kanë parasysh është emisioni ku Fevziu bërtiste: “pushoooo”). Z. Olldashi deklaron 10800km kundër 1515km rrugë, dhe sipas Lames përmend emra rrugësh që nuk kanë si verifikohen aty në vend, gjatë emisionit. Ndaj Lame boton sms-të që “verifikuan” live deklaratat e Ministrit, gjatë kohës që zhvillohej  emisioni:

“Rreeen. Memaliaj-Tepelenë sapo kanë filluar vetëm 4 km e para”.

“Nga burime zyrtare, rruga Ushtelencë-Peshkopi akoma nuk është tenderuar, ndërsa Olldashi po e raporton të mbaruar. Është goooopë e tëraaaa.”

“Rruga Dajç-Dragushe, Qarku Shkodër, nuk është asfaltuar, por thjesht i ka kalu një fadromë për ta nivelu.”

“Gënjen, unaza e Kavajës është lënë përgjysmë dhe braktisur që para 4 vjetësh.”

“Peshkopi Librazhd 105 km, janë asfaltuar vetëm 13 km e parë, ai thotë ka mbaru.”

“Hyrja e Durrësit është bërë që në kohën e qeverisë socialiste”.

“Ja fut kot. Rruga e Kurjanit nuk ka mbaruar akoma.”

“Thuaj Olldashit që rruga Ura Vajgurore–Bistrovicë sapo ka filluar, ai thotë që është mbaruar.”

“Burim i sigurt nga FZHSH-ja: rruga Prekal-Kir nuk ka fillue akoma.”

“Rruga e Drishtit është e pafilluar akoma.”

“Rruga Pezë e Madhe–Pezë e Vogël nuk ka mbaruar akoma.”

“Rruga Nishovë-Novaj është gënjeshtër, nuk është bërë kurrë!”

“By pass-i i Tepelenës nuk është bërë as si projekt.”

k.c.

I plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/05/29/rruge-shqiptare/

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

E verteta eshte se rruget jane vetem ne mendjen e semure te saliut e askund tjeter. Te gjitha jane zhbere me mendjen se do ju hidhet nga nje shtrese e vafer e te inagurohen kot. Kete se ha me njeri, ndaj me 23 qershor e shkepusim kontraten e deshtuar me saliun

Submitted by Ana (not verified) on

rruget e ketyre jane vetem ne endrra..gje e mire eshte qe e shohin shqiperine te bukur se ta shihnin ashtu si eshte ne te vertete sdo kishin fytyre te dilnin e te flisnin akoma.turp
ne 23 qershor populli voton per rilindjen e vertete te shqiperise

Submitted by joni (not verified) on

po keto i dim ne , sali berisha vetem mashrime ka .. po eshte duke infektuar edhe keto ministrat e tjere keto palacot qe vetem te genjejne popullin dhe te fusin ne xhep te tyre leket e shqiptareve te cilat i vodhen gjat ketyre 8 vjetve , por ska tanime i erdhi fundi si sali berishes si atyre te tjerve !

fitore rama :)

Submitted by Anonim (not verified) on

Ska faj Saliu se tashi cdo gje e quan rruge , ai sja ka idene ca flet seriozisht , ca pret nga sala ska pse te habitemi , dhe fevzo qe uleret se spo i hecte rrena , bravo lame qe e bere te dilte ne realitetin e tij fevzo , ja ca edukate kan demokratet !! Sala ka bo nje rruge dhe ate rruge qe ka bere gjysmat e lekve ne xhep dhe kujto se ka bo tere shqiperine

Submitted by Anonim (not verified) on

Bilanci i rrugeve te pretenduar nga qeveria eshte i rreme sepse te gjithe shkelim perdite mbi to .Jane me dhjetra e qindra km rruge qe nuk dihet kur do te fillojne dhe figurojne ne listen e qeverise si te mbaruara

Submitted by fidel (not verified) on

Si te mbrojme pjeserisht voten.
Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.

Kush deshiron mund te shkruaje edhe dicka ne fleten e votimit. Psh. se cila parti e kercenoi apo e pagoi, dhe e detyroi qe te anullonte voten.

Submitted by agim (not verified) on

Z. Lame me gjithe respektin per mundimin tuaj per te paraqitur situaten reale te rrugeve ne Shqiperi, nuk mund te pranohet nje trajtim aq ofendues qe ju beri moderatori-militant i kthyer ne polic ekrani, Fevziu. Nuk duhat ta kishit lejuar t´ju trajtonte ne ate menyre, qe nuk lejohet as ne rruge. Aq me teper qe ju keni qene funksionar shteti, minister, zv. minister e do jeni dhe deputet i ardhshem. Duhet ta kishit braktisur e bojkotuar ate studio e kthyer ne rajon policie me ish-Ministerin e Rendi Olldash e me gazetarin e tij ne rolin e policit. Kur njerez si ju trajtohen ne ate menyre ne studio televizive mendo ça mund ti bejne ata njerezve te thjeshte ne rruge. Ne fakt, ia kane bere te gjitha te zezat e mundshme.

Submitted by agim (not verified) on

nje qenie si Fevziu,qe ka bere nje vetvrasje me te shemtuar te vehtes,duke u poshteruar me,zvarritjen e pambarim neper kembet e katundareve pa din e iman Saliut,frangajt,per te perfituar prona dhe para.Lamen nuk e krahasoj me ate,por duke suportuar ate fyerje nga nje njeri i piste,tregoi se vuan dhe ai nga sindromi i Fevziut,ne forme me latente.Boll te kujtojme pirueten qe ka bere verdall Rames,per te marre kandidatin.

Submitted by agim (not verified) on

ja ku tregohen cfare ka ba kjo qeveri thote kemi shtruar rruge rruge rruge dhe ne fund te fundit   keto fonde jan vjedhur dhe as nuk jan shtruar as 20% e atyre qe jane premtuar ky eshte pushteti i sali berishes    ta rrezojme me 23 qershor

Submitted by dani (not verified) on

akoma kerkon te mbroje tezen e 10.000 km ky olldelja??? tani te gjithe e kane kuptuar mashtrimin e Sales dhe asnje nuk e beson me e ka te kote nuk ka nevoj fare per ti verifikuar mjafton ti hypesh makines dhe ne cdo cep te Shqiperise i shikon se si jane katandisur rruget, si mos me keq.

Submitted by timi (not verified) on

bravo Lame ia nxorre ne shesh te gjitha te palarat Sali mashtrruesit. keshtu  vazhdoni se te gjithe po e kuptojne se sa ka mashtruar dhe sa po vazhdon te mashtroje popullin ky plak i rrjedhur. kete rradhe vota do shkoj vetem per PS dhe programin e saj te vertete per nje Rilindje Shqiptare

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.