Kryebashkiaku i Kukësit, Hasan Halili braktis PD-në. Shkon me LSI-në

Postuar në 29 Maj, 2013 06:58

Hasan Halili është Kryetari i Bashkisë së Kukësit. Është zgjedhur në këtë detyrë si përfaqësues i Partisë Demokratike të Sali Berishës. Por nuk do ta përfaqësojë më këtë parti. Ka vendosur divorcin përfundimtar. Dhe këtë divorc e ka shpallur në pikun e fushatës elektorale. Martesën e re e ka bërë aty për aty, pa pritur gjatë. Me LSI-në.

Është hera e parë që një kryebashkiak i Berishës ndahet ky i fundit. E vetëm kaq do të mjaftonte që kjo ngjarje të trajtohej si një lajm. Por gjesti i Halilit e ka një motivacion të fortë. “PD-ja nuk ka mbajtur asnjë premtim në Kukës”, ka thënë ai. “Nuk më kanë ndihmuar për të bërë planin rregullues, dhe nuk më kanë dhënë asnjë përgjigje për kërkesën që ua kam bërë prej gjashtë vitesh për të ndërtuar një shkollë të re në qytet.”

Në deklaratën e tij përmendet emri i Sokol Olldashit, i cili – kështu thotë Halili në thelb – ka penguar me qëllim projektet e Kukësit.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.