Gjendet raporti i gjenocidit, i zhdukur prej 40 vitesh nga diktatura në Brazil

Postuar në 29 Maj, 2013 07:42

Një raport “i zhdukur” për gjenocidin, torturat, përdhunimet dhe skllavërimin e indigjenëve gjatë diktaturës ushtarake në Brazil, është ri-zbuluar pas 40 vitesh, duke ngritur pikëpyetje të forta nëse autorët janë ndëshkuar. Detaj interesant ishte sesi raporti “humbi” gati 2 vjet pasi doli më 1967, i përpiluar nga Prokurori i Përgjithshëm. Në atë kohë, u tha që raporti prej 7 000 faqesh u dogj në zjarrin që ra në Ministrinë e Bujqësisë së Braszilit të asaj kohe, por ka dyshime të forta që ai u eliminua nga qeveria e juntës ushtarake. Tani, pas 40 vjetësh, raporti ka dalë në dritë.

The Guardian ka zbuluar  pjesë nga raporti që flasin për një mekanizëm shtetëror të ngritur për të ndihmuar popullsinë indigjene, por që në fakt kishte persekutuar duke e dhunuar e grabitur sistematikisht. Janë 137 persona të akuzuar për mëse 1000 krime, ndër të cilat edhe vrasje, me armë e helm, për t’u grabitur tokat.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.