Dirigjenti Edmond Doko i TOB-it denoncon presione të pushtetit për t’u marrë votat: Na kërkojnë në zyrën elektorale!!!

Postuar në 09 Maj, 2013 03:21

“Skandali në TOB” e quan shqiptarja.com atë që thotë dirigjenti Edmond Doko në një intervistë për këtë gazetë. Dhe në fakt, nuk ka ndonjë teprim. Është fjala vërtet për një skandal.

Doko denoncon faktin, që drejtues të TOB-it kanë filluar të përpilojnë lista të punonjësve të këtij institucioni artistik, ku janë të shënuara adresat e sakta, numrat e telefonit, e të dhëna të tjera personale, të cilat më pas paraqiten, sipas tij, në ministrinë e kulturës. Kjo e fundit, kjo lihet të kuptohet, i përcjell tek partia (demokratike).

Po pse vallë? Doko e ka një ide. Madje, një dëshmi. “Ka dy javë që mua e kolegëve të mij na bie citofoni, dhe kur përgjigjemi, na thonë: ju jeni filan fisteku? Përgjigja pohuese pasohet nga pyetja tjetër: ju punoni në opera, apo jo? Pas një përgjigjeje tjetër pohuese, vjen kërkesa: Po mirë, ju duhet të vini në zyrën elektorale të PD-së. Ju punoni në shtet, e prandaj jeni të detyruar të vini tek zyrat tona elektorale”.

Edmond Doko dëshmon edhe për një mbledhje që Sokol Olldashi ka mbajtur brenda në TOB, me artistët, të cilët, kështu thotë Doko, janë hequr nga provat me urdhër të Zhani Cikos.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Dori (not verified) on

Njerezit tane qe punojne ne administrate po skandalizohen. Jane caktuar me skuadra neper zona votimi( pa i pyetur) per te ushtruar aktivitet ne favor te fushates se PD. Ka dhe me keq se kaq. Ju kerkohet te sjellin kartat e identitetit te te gjithe te afermve te tyre (sa me shume  aq me mire) duke ju thene se nuk kane nevoje te votojne se "voten e tyre do ta hedhim ne" . I bej thirrje medias te investigoje ngushte dhe te denoncoje kete skandal i cili behet faqe te gjitheve pa asnje pike droje. Ceshte ky hitlerizim i frikshem! Ka presion te jashtezakonshem ne administrate pervec qe ju kerkohet angazhim partiak pa perjashtim te gjitheve.  Cfare merzie e neverie bashke.

Submitted by andi (not verified) on

Mund të them se ky nuk është një episod por një pandemi elektorale, e cila po ndodh dhe në instituticione të tjera, shpesh dhe të kryqëzuara.

Dje kanë telefonuar një shoqen time dhe pas mirësjelljes hyrëse, e pyesin a do të përfshihesh në fushatën elektorale?

Pas përgjigjes mohuese, telefonata është prerë menjëherë.

Një gjë interesante do të ishte zbardhja e disa tabulate të rastësishme dhe do të shikojmë

sesi fushatizmi politik po cenon dhe sulmon pa kurrëfarë etike çdo të drejtë civile, publike, private dhe morale.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Kjo është më keqë se në diktaturë që ishe i detyruar të votoje për të nuk kishe mundësi të bëje ndryshe se të thoshin je kundra pushtetit popullor kurse këta të pa fytyrë ta thonë me të madhe se jemi një shtet demokratik dhe pastaj të vënë pistoletën tek koka dhe të thonë bëjë atë që të themë unë dhe nuk ke të drejtë të bëshë atë që bëjë unë

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Keshtu fiton Saliu qe ishalla zhduket njehere e pergjithmone nga politika shqiptare.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.