Andrea Stefani polemizon me Mustafa Nanon: Le të mos merremi me opozitën deri në zgjedhje!

Postuar në 09 Maj, 2013 03:31

Andrea Stefani nuk ëhstë dakord me shkrimin e djeshëm të Mustafa Nanos, që ëhstë publikuar dhe këtë faqe me titullin “Ngjarja ‘Kokëdhima’ më kapi në befasi e më la gojëhapur”. Ai e ka shprehur në një shkrim të vetin të publikuar në Shqipin e sotëm. Dhe thelbi i mospajtimit përmblidhet nga vetë ai në frazat: “Në parim asnjë të keqe [nuk ka t’i bëhen kritika opozitës]. Por realisht, pra politikisht, nuk është aq pa pasoja. Dhe kjo lidhet kryesisht me virtuozitetin e lig të propagandës berishiste për ta bërë tra qimen e kundërshtarit. Sot po shohim se si i ndodhur në deficit të theksuar arritjesh në qeverisje, Berisha po përpiqet ta zhvendosë fokusin në kampin kundërshtar. Jo rastësisht edhe njerëz të Berishës ‘pranojnë’ se Berisha është i keq, por nxitojnë të shtojnë se edhe Rama nuk bie më poshtë. Një taktikë dinake që, në fund të ditës, kërkon të mbajë Berishën në pushtet sepse evidenton ‘kotësinë’ e rotacionit. Sepse ç’kuptim ka të ndërrosh një të keqe me një të keqe tjetër? Madje, shtyhen më tej disa, ç’të mirë ka të ndërrosh një të keqe që po plaket, me një tjetër që është mjaft e re?”

Stefani e mbyll shkrimin e tij: “Parisi e vlen një meshë! – tha Henri IV. Ai ishte mbret protestant dhe parizienët, në shumicë katolikë, nuk po njihnin autoritetin e tij. Henri IV i dha fund kësaj krize, duke u pagëzuar si katolik në një meshë të kryer në Paris.

Opozitarët nuk janë engjëj. Opozita nuk është pa të meta. Rama nuk është pa të meta. Meta aq më pak nuk është pa të meta. E megjithatë ne duhet themi: Rotacioni ia vlen edhe ca të …meta!”

Shkrimin e plotë të tij mund ta ndiqni në linkun http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/05/09/mustafa-nuk-besoj-se-po-prisje-listat-e-engjejve/

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Puritani Stefani tash se voni eshte bere pragmatist i devotshem.

Ne fakt, nuk po thote njeri nese duhet apo jo rotacioni, por pyetja qe u qendron ne koke shqiptareve me nje grime ndergjegje eshte kjo: Mjafton ai per te ndryshuar gjerat ne Shqiperi? Dhe nuk eshte kjo nje pyetje kuturu e ndoca bjerraditeve qe rrine gjithe diten kemben mbi kembe duke tymosur e duke u dhene mend te tjereve; eshte pyetja e nje populli qe e ka ngrene sa krahu duke bere rotacione, here me dhune e here paqesisht, duke pare qe asgje nuk ndryshon, perveç fytyrave te maskarenjeve qe qeverisin. Kesaj pyetje Stefani&CO nuk i leverdis t'i japin pergjigje, se e kane axhenden teper te ngjeshur me sjelljen e Rames ne pushtet. Por pikepyetja do te qendroje aty, pavaresisht rekomandimit mjeran te ketyre pseudointelektualeve per ta sheruar kancerin me paracetamol.

Siç e kam thene, dilema ne zgjedhjen mes Berishes e Rames nuk do te duhej te ekzistonte. Eshte kjo si te pyesesh veten nese eshte me mire ..ytha ne hu apo huri ne ..ythe. Nje popull i civilizuar duhet te heqe dore menjehere nga pyetje te tilla prej te çmendurish, dhe t'i beje pyetje racionale vetes, ne menyre qe te gjeje pergjigje po racionale. Ata qe nuk arrijne ta bejne kete, thjesht nuk kane kuptuar ende, ose nuk duan te kuptojne, ose kane arsye te mos kuptojne, qe Rama eshte vetem njeri nga variantet e pyetjes me siper. Une per vete, refuzoj t'i bej pyetje te tilla vetes, dhe nuk me intereson as pergjigjja qe Stefani&CO i jep kesaj dileme.

Submitted by Anonim (not verified) on

analize sh e mire.

Nuk duhet te merremi me opoziten deri diten e zgjedhjeve. Duhet rotacioni me cdo kusht!!!

Submitted by xha Jaho (not verified) on

Keshtu ndodh gjithmone, Andrea djali. ata qe nuk kane ç'ti bejne gomarit, i bien samarit.

Kete pune po ben tani se fundi (pa qendruar koherente me ç'kane thene me pare) Muç Nano, madje edhe Mero e Bushati.

Siç duket jane sugjestionuar e turbulluar nga perversitetet e fundit te Bishes, Kaçit dhe Benit qe ka vendosur "të eci vetë".

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Mustafa, bashkohem edhe une me thirrjen e Stefanit.  Nuk eshte koha me u marr me opoziten, me gjynahet e saj do merremi me pashe pas zgjedhjeve.

Tani te gjithe duhet te jemi zjarr te perqendruar dhe pa ndalim kunder kancerit kombetar Sali Berisha qe ky komb te mos shkoje ne vdekje klinike me 23 Qershor per shkak te nje bajge qe ju ngjit ne kepuce dhe i gangrenizoje gjithe trupin per 23 vjet.

Submitted by Anon (not verified) on

Armiku te vret ndersa miku ta fut !

Kur u be thirrje per bashkimin e qelbesirave per hir te rotacionit pse qelbesira Kokedhima qenka me shume qelbesire ?!

Merruni me realizimin e programit te pd-se per mandatin qe po mbyll; merruni me programin qe po parashtrojne te dy partite; merruni me rrenjet dhe jo me gjethet e ketij rrapi' madheshtor' shqiptar qe po thahet ne buze te Europes.

(Per Kokedhimen kam antipatine me te madhe, por kam antipati edhe per ata qe ne momentet e rotacionit merren me ca individe sado te ndikueshem e nuk merren me ata te vendosurit ne rresht qe presin komanden zjarr per te shkelur kembezen e pushkatimit te demokracise jofunksionale.

Edhe grate e mbetura me barre nuk jane te sigurta se do lindin jo down a me difekte te tjera...

Rrotacioni do dhe ndihmen e miut per te shkulur rrepen, si ne perrallen e femijerise...

Submitted by Albi (not verified) on

Edhe kjo nuk eshte surprize, nuk prisnim te ndodhte ndryshe.

Submitted by eni (not verified) on

Pervec ketyre qe thote Stefani, gjithe kjo habi e reaksion i Mustafait e ca te tjereve kundrejt  Kokedhimes me duket ne mos artificial , i fryre e i tepruar...A thua nuk e dime e se kemi ditur me pare  se cfare hyne e dalin ne parlamentin shqiptar keto 20 vjet. A thua shkelqejne te tjeret dhe Koco ishte the god father. ...Dynjaja e biznesmeneve te dyshimte, shitavoteve, injoranteve derra te pashkolluar qe shiten e te shesin per hic mos gje...nuk na paskan bere pershtypje. Koco na qenkerka  hataja.  Arben Duka nuk na qenkerkesh. Ai na duhet se  na sjell vota, pavaresisht cfare perfaqeson.  Koco ne mos eshte ne habitatin e vete aty, eshte ca me i hajrit se 50 % e deputeteve shqiptare. Mik i Edi Rames?? E cfare te keqe ka?  Argita Berisha sundon sot ne parlament, bashki  qeveri e drejtesi me te gjithe miqte e saj ...qe po na mbytin. Rama po privatezon partine??? Ceshte ky naivitet... Rama i la dyert e hapura per gjithe partiaket e vjeter e te rinj, i ngrefi  e i fryu neper asmblera (aq sa mund te beje nje parti ne opozite) ..i la edhe te llapin kur deshen e si deshen kunder tij...per medemek demokraci ne parti(ne asnje vend te botes nuk ndodh kjo...Kritikat behen brenda Partise nese behen per te mire te saj. Nese mezi pritet te  sulmosh kryetarin dhe partine tende ne media e forume te hapura, atehere sundon papermbajtja  per protagonizem  hakmarrje e sabotim, jo shqetesimi per fatin e Partise.) Keta ish ministra te Nanos qe preken miliardat ne kohe te tij e qe mezi presin te vine ne pushtet per tja nisur nga e para, keta delirante katundare qe jane bindur se vete jane lidera me te mire dhe te vetmit qe mund te shpetojne partine ( 8 vjet ne opozite eshte shume per ta), keta me ngjallin krupen. Le pastaj kur shfaqet nje karikature si Nano nga pas.  Mustafa -  Kastriot Islami ne PD eshte termeti - jo Koco. termet  per demokratet e thejshte qe kane besuar te Berisha e te PD. termet per moralin politik dhe ate njerezor.

Submitted by Dardan (not verified) on

Kjo eshte e vertete! Edhe e duam rotacionin edhe pa u bere rotacioni i japim materiale kundershtarit per ti perdorur ne cimentimin e pushtetit te tij. Edhe pa i pasur keto materiale Karagjozi gjaksor i Vicidolit nuk e leshon pushtetin. Materialet kunder opozites (ose kritikat) ai i perdor me efektivitet te larte ne kampin e vet njelloj si do te perdorte drogen apo eksitues te tjere emocionale. Jam dakort me Stefanin qe te metat e opozites qe cfaqen tashme ne teori dhe ne praktiken e ngushte te lejuar te saj te kritikohen dhe fort bile, edhe me fort sec jane kritikuar pozita dhe udheheqesit e saj Sikare te Diplomuar. Por kjo ka kohen e vet dhe nuk ka arsye per mospermbajtje te vetvehtes pasi koha vjen dhe atehere cdo njeri, gazetar, analist me reputacion pozitiv ne popull ka mundesi qe te bej nje kritike dhe analize shume me teper efektive. Vrapimet e sotme kunder opozites jane veprimcka qe ne mjaft raste synojne qe ti japin nje medalje pavarsie autorit te tyre por ne rastin e Nanos mendoj se ai e ka nga nje fare zhgenjimi kombetar qe ka mberthyer intelegjencen dhe nga mosbesimi dhe fyerja qe i shkakton prepotenca ne te dy krahet e politikes kurve (sic e konsideron ai).  Po dale bre Nano, se edhe kurveria ka shkallezimet e veta (nuk deshiroj te bej analizen e zanatit kurveror qofte me fizikun e njerzve [burra, e gra] qofte me zanatin politik). Shkurt le te presim pas 23 qershorit dhe opozita do te kritikohet ose per ate qe nuk fiton ose per ate se si do ti beje punet e veta ne krye te karroces se shqiptarit Dyl

Submitted by bbb (not verified) on

Morpo ky Stefani dhe ju qe e perkrahni keni luajtur mendsh...??? Si mund te quhet opozite LSI dhe hajdutet e saj kur para 1 Prillit ishin ne qeveri duke vjedhur ci dilte perpara??? Ruani nje cike moralin se u bene gjithe njerzit delenxhinj...

Submitted by aulix (not verified) on

Perkufizimi i Mucit nuk kishte te bente me kete qe po ndodh realisht. Idea ishte te mblidhte cdo resurs e pse jo edhe aleance me Lsi. Por jo qe ketyre tu jepej pushteti duke spostuar vlera. Megjithate pas meros qe gelltiti inatin e metes kam besim se edhe Mucit do ti kaloje, kurse stefani gelltit gjithshka pa e brere aspak ndergjegja.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Stefani eshte i politizuar, ka te drejte kur thote qe nuk duhen barazuar Saliu me Ramen (per mua s'kane pike lidhje, Rama eshte njeri i kulturuar dhe europian), por te kerkoje qe mos t'i behen kritika Rames kur eshte ai i pari qe con uje te mulliri i Berishes me idiotesirat qe ben brenda PS, kjo eshte e tepert.

Submitted by bert (not verified) on

Eshte shume i madh ky Stefani.

Burre zotni.

Submitted by RP (not verified) on

Andrea e ka kot,mendoj se e di edhe vete qe e ka kot.Ne taktiken luftarake,kesaj i thone;merr te vdekurit dhe ngriji ne kembe qe te dukesh se je i shumte ne numer.Mes dy rrufjanesh si Berisha dhe Rama eshte Meta,qe desh ia futen me ate videon,por doli qe Meta u beri qejfin gjersa doli nga balta.Aha,nje dite do t'ia haje Meta.Psh,qe ne qershor do ta haje njerin.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.